“NaToçak” vendosi biçikletë të bardhë në vendin ku vdiq Bilal Lamallari

“NaToçak” sonte vendosi një biçikletë të bardhë (ghost bike) në lokacionin në Shkup ku Bilal Lamallari humbi jetën pas një aksidenti trafiku në të cilin duke vozitur biçikletë u godit në një vendkalim për këmbësorë nga një djalë 20-vjeçar, i cili voziste veturën mbi shpejtësinë e lejuar. Nga “NaToçak” informuan se për nder të tij është vendosur një biçikletë e bardhë për të kujtuar institucionet që mund të kishin parandaluar këtë aksident, por edhe në kujtim të Bilalit, transmeton Portalb.mk.

“Aksidente të shumta (përplasje ose aksidente) dhe kushtet që kërkojnë shkathtësi dhe aftësi ekstreme ndikojnë negativisht në vendimin e njerëzve për të përdorur biçikletë si mjet transporti pasi ndihen të pasigurt. Vetëm më të guximshmit vendosin të ngasin biçikletë, ndërsa fëmijët, prindërit me fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara (të cilët mund të përdorin biçikleta speciale) për shkak të shkallës së rrezikut nuk kanë zgjedhjen të ngasin biçikletë”, thonë nga “NaToçak” .

Ata nënvizuan se të gjitha aksionet dhe fushatat për të rritur ndërgjegjësimin për vozitje të ndërgjegjëshme të cilët po luftojnë me këtë problem duhet të kenë prapavijë që do ta obligojë edhe fizikisht një gjë të tillë, gjegjësisht infrastrukturën e përshtatshme, ndërsa pastaj kontrollin e rregullt dhe dënimin e duhur dhe serioz të veprave penale.

Përndryshe, përveç ngritjes së biçikletës së bardhë, sonte anëtarët e nismës “Masa Kritike e Natës # 87: Kërkojmë masa për kafshët e natës!”, organizon  çiklizëm nate me kërkesë për netë të qeta, pa zhurmë, rrugë të sigurta dhe lëvizje të sigurt për të gjithë.

Deri më tani, NaToçak ka instaluar disa biçikleta të bardha për çiklistët e vdekur në trafik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button