Zaevi dhe Shilegovi i shëtitën Ramën dhe Vuçiqin në qendër të Shkupit

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot pasdite i kanë shëtitur nëpër qendrën e Shkupit kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët nesër do të jenë mysafirë të Forumit Ekonomik për bashkëpunim rajonal, njofton Portalb.mk.

Zaevi dhe Shilegovi i shëtitën Ramën dhe Vuçiqin nëpërmjet shëtitores së rinovuar “13 Nëntori”, Sheshin “Maqedonia” dhe përmendoret e “Shkupi 2014”, a më pas u ulën në një prej kafeneve. Gjatë largimit, nikoqirët i qerasën mysafirët me nga një misër të pjekur nga shitësit e rrugës në shesh.

Në Forumin e nesërm ekonomik, do të jenë të pranishëm më shumë se 300 kompani nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por edhe prej vendeve të rajonit dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare.

Në ngjarje do të publikohet emri i iri i iniciativës e cila deri më tani joformalisht “Mini Shengeni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button