Nuk është e vërtetë që 60% e rasteve të të shtruarve në spital në Britaninë e Madhe kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës

Përkundër pretendimeve në postim, e vërteta është se 60 përqind e atyre të shtruar në spital për komplikime nga Kovid-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë të pavaksinuar. Kjo mund të shihet nga korrigjimi i shkruar në Twitter nga shkencëtari britanik Patrick Vallance, i cili korrigjon gabimin e tij në statistikat e përmendura më herët në konferencën për shtyp me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin është vënë një link i një shkrimi në „Reuters“. Autori i postimit thotë:

Reuters thotë që 60% e pacientëve të shtruar në spital kanë qenë të vaksinuar me dy doza. A nuk mbronte vaksina nga hospitalizimi dhe format e rënda të sëmundjes?

Teksti i „Reuters“, i referohet gjendjes në Britaninë e Madhe dhe në të, përkundër asaj që është thënë në postim, thuhet se 60% e pacientëve të shtruar në spital në Britani nuk kanë qenë të vaksinuar. Këtë korrigjim të deklaratës së tij e ka dhënë këshilltari për shkencë në Britaninë e Madhe, Patrick Vallance, pas pjesëmarrjes në konferencën për shtyp me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Do doja të bëja një korrigjim të njërës nga statistikat që dhashë në konferencën për shtyp. Rreth 60 përqind e të hospitalizuarve me Kovid nuk janë persona që kanë marrë dy doza të vaksinës, por persona që nuk janë vaksinuar fare, shkroi Vallance në Twitter.

Nga komentet mbi postimin që po e recenzojmë, është e qartë se edhe lexuesit i sugjerojnë autorit të postimit që 60 përqind e të hospitalizuarve në Britani përbëhen nga njerëz të pavaksinuar. Por kësaj ai i përgjigjet se pas ndryshimit nuk ka asnjë gabim njerëzor gjatë njoftimit për statistikat, por që urdhri ka ardhur nga lart dhe hop, u bë një ndryshim“.

Megjithatë, duke folur në brifing bashkë me Boris Johnson, i cili u prezantua shkurt nga izolimi shtëpiak, Patrick tha se hospitalizimit mund të arrijnë edhe deri në 1.000 persona në ditë, por:

Numrat do duhet të jenë më të vegjël se më parë për shkak të efekteve mbrojtëse të vaksinave.

Ai gjithashtu theksoi se vaksinat nuk janë 100% efikase, por që janë shumë, shumë efikase.

Ato janë shumë efikase, por jo 100%. Me vaksinimin e një pjese sa më të madhe të popullatës me dy doza të vaksinës, është e paevitueshme që 10% e kësaj popullate të jetë e rrezikuar nga infeksioni dhe hospitalizimishtoi Patrick.

Sa i përket vaksinimit në vend, imunologët dhe еpidemiologëtbëjnë thirrje për vaksinim masovik si arma e vetme kundët mutacioneve të koronavirusit, formave të tij të rënda dhe vdekjeprurëse.

Për shkak të kësaj që u tha më sipër dhe për shkak të korrigjimit të shkencëtarit britanik të gabimit të tij në statistikat e prezantuara në konferencën për shtyp, ne konsiderojmë se pretendimi i bërë në postim, se 60 përqind e hospitalizuarve në Britaninë e Madhe janë të vaksinuar me 2 doza kundër Kovid-19, është i pavërtetë. E vërteta është se përqindja e përmendur e të shtruarve në spital për shkak të komplikimeve nga Kovid-19 janë të pavaksinuar.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button