Në Shkup po mbahet Forumi Ekonomik, Zaev, Rama dhe Vuçiq në një tavolinë

Në organizim të Kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, në koordinim me kabinetet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, a në bashkëpunim edhe me odat ekonomike të rajonit, sot në Shkup mbahet Forumi Ekonomik për bashkëpunim rajonal, njofton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje janë të pranishme më shumë se 300 kompani nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nga vendet e rajonit, por edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë paralajmëruar interes për pjesëmarrje.

Në ngjarje do të publikohet edhe emri i ri i iniciativës rajonale e cila deri sot në mënyrë joformale është quajtur “Mini Shengen”.

Programi i Forumit përfshinë fjalime të liderëve të tre vendeve organizatorë të ngjarjes, të cilët më pas do të marrin pjesë në panelin ekonomik në të cilën do të këmbehen mendime për iniciativën e re.

“Do të nënshkruhen edhe dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje ndërshtetërore me të cilat do të lehtësohet jeta e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Qeveria.

Forumi Ekonomik do të mbarojë me konferencë për shtyp të liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Të gjitha përmbajtjet nga programi do të mund të ndiqen: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button