Maqedoni e Veriut, numri i qytetarëve të vaksinuar kundër virusit COVID-19 tejkaloi gjysëm milioni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se numri i qytetarëve të vaksinuar në vend kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 500 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat e vaksinimit në mbarë vendin, përfshirë edhe vaksinimi në terren.

“Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsej 500.995 qytetarë. Dje, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 4.098 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuan 13.810 qytetarë. Në vend gjithsej janë administruar 862.426 doza të vaksinës dhe 361.431 qytetarë janë rivaksinuar”, njoftoi ministria.

Sipas shifrave të fundit, 63 për qind e popullsisë mbi moshën 70-vjeçare ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 60 për qind e popullsisë mbi moshën 65-vjeçare, 55 për qind e popullsisë mbi 60-vjeçare dhe 45 për qind e popullsisë mbi 50-vjeçare ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në njoftim thuhet se, qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin, ndërsa procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në të gjithë vendin, me rotacion të ekipeve mjekësore në çdo fshat apo vendbanim rural.

“Faqja e internetit ‘vakcinacija.mk’ është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi bëhet në sallat sportive në qytetet Kavardarci, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep, si dhe në sallën sportive ‘A1 Boris Trajkovski’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë apelon te qytetarët që të përfshihen në vaksinimin masiv, duke theksuar se është mënyra e vetme për të pasur sukses në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button