Pendarovski: Nevojitet prag më i ulët për kandidatët e pavarur

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se pragu për nënshkrimet e mbledhura për kandidatët e pavarur duhet të jetë më i ulët, ndërsa ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen në konsultim edhe me sektorin civil, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski pret që të respektohet rekomandimi i OSBE/ODIHR që të mos ndryshohen rregullat në prag të zgjedhjeve. Këtë e theksuan për REL nga kabineti i presidentit.

“Nëse në këtë periudhë megjithatë shkohet me ndryshime, qëndrimi i presidentit është që ajo të jetë me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror të arritur jo vetëm mes pushtetit dhe opozitës, por edhe me organizatat relevante nga sektori civil. Në lidhje me propozimin e paralajmëruar për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor, në pjesën që do të thuhej që grupet e pavarura të këshilltarëve të nevojiten të mbledhin nënshkrime prej dy përqind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në një komunë, presidenti Pendarovski vlerëson se duhet të parashihet prag më i ulët me qëllim që të mundësohet pjesëmarrje më e madhe në procesin zgjedhor”, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që i paralajmëroi kryeministri Zaev, të gjitha partitë parlamentare kanë bërë draft ligj në të cilin parashihet se nëse dikush dëshiron të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor si kandidat i pavarur, i nevojiten nënshkrime prej 2 përqind nga votuesit të cilët janë të regjistruar në listat komunale zgjedhore.

Propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor duhet të dërgohen në Kuvend, ndërsa opinioni tani për tani nuk ka qasje tek ato, për shkak se nuk janë vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik , ku publikohen të gjitha propozim ligjet që janë në fazën përgatitore.

Përpos asaj që ndryshimet bëhen vetëm pak kohë para zgjedhjeve, në kundërshtim me rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtar është edhe pragu për kandidatë të pavarur. Ndërkaq, në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017 theksohet se duhet të mendohet për standardizim të numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për kandidatë të pavarur në më së paku një përqind nga votuesit e regjistruar me praktikën e mirë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button