fbpx

RMV, përgjigje për secilën pyetje të prindërve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve të tyre, deri tani janë vaksinuar 632 fëmijë

Tani që vaksinimi i fëmijëve ka marrë dritë jeshile për fëmijët nga mosha 12 vjeçe e lartë, shumë prindër janë konfuz në qoftë se është e sigurt apo e nevojshme që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Ekspertët e pediatrisë, sëmundjeve infektive dhe të imunizimit të fëmijëve, insistojnë se shkenca është shumë e qartë: Përfitimet nga vaksinimi tejkalojnë çdo rrezik potencial. Në Maqedoninë e Veriut, deri tani me “Pfizer” janë vaksinuar 632 fëmijë nën moshën 18 vjeçe ndërsa autoritetet shëndetësore apelojnë tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Portalb.mk ju sjell disa nga studimet më kredibile në lidhje me procesin e imunizimit të fëmijëve.

Vaksina “Pfizer” tashmë është aprovuar nga Agjencioni Evropian i Barnave dhe Agjencioni Amerikan i Ushqimit dhe Barnave si dhe së fundmi, Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar që vaksina “Moderna” gjithashtu të përdorët për fëmijët nga mosha 12 vjeçe deri në 18.

Në Maqedoninë e Veriut, nga 12 korriku ka filluar vaksinimi i fëmijëve, gjegjësisht atyre nga mosha 12 vjeçe e lartë, nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se eksperienca me vaksinimin e kësaj grupmoshe në vendet e ShBA-ve, Kanadës dhe BE-së tregon se vaksina “Pfizer” është e sigurt dhe efikase ndaj fëmijëve.

Venko Filipçe
Venko Filipçe

“Vaksinat e prodhuara nga Pfizer janë të sigurta dhe të miratuara nga Agjencioni Evropian i Barnave dhe FDA për përdorim për fëmijët mbi moshën 12 vjeçe. Sugjerohet që kjo kategori të vaksinohet sepse variantet e reja të virusit, konkretisht varianti delta në mënyrë dominante shpërndahet te të pavaksinuarit. Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në ShBA, Kanadë dhe shtetet tjera të BE-së ka filluar në mars të vitit 2021 dhe eksperienca tregon që kjo vaksinë është e sigurt dhe efikase edhe tek fëmijët dhe është një nga mënyrat e vetme që më të moshuarit të jenë të mbrojtur nga Kovid-19” theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut përmes Portalb.mk apelojnë deri te prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, për shkak se siç thonë nga kjo ministri, kjo do të ndihmojë në mbajtjen e procesit arsimor në formë normale.

“Marrë parasysh se pritet fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike, vaksinimi i fëmijëve është një nga rekomandimet për mbajtje normale të procesit arsimor, për këtë, apelojmë deri tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre” shtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 632 fëmijë, po sa fëmijë kanë përfunduar në spital si pasojë e Kovid-19?

Numri i fëmijëve të cilët kanë përfunduar në spital si pasojë e infektimit nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut nuk është shumë i lartë, megjithatë, nuk përjashtohen efektet afatgjate në organizmin e fëmijëve si pasojë e përkeqësimit të gjendjes nga virusi korona.

“Nga fillimi i pandemisë deri sot, në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, janë regjistruar 67 pacientë të cilëve ju është përkeqësuar situata si pasojë e infektimit me Kovid-19.” shtuan nga Ministria e Shëndetësisë për Portalb.mk.

Prindërit që duan t’i vaksinojnë fëmijët (prej 12 deri në 17-vjeç) duhet që paraprakisht t’i paraqesin, gjegjësisht regjistrojnë në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Të gjitha pyetjeve që ju rrotullohen prindërve, ju përgjigjen ekspertët

A është e mundur që fëmija im të infektohet me Kovid-19?

Në qoftë se është i moshës 12 vjeçe e lartë, po. FDA-ja e ShBA-së dhe Qendra për Kontroll të Sëmundjeve (CDC) kanë kërkuar autorizim urgjent për disa vaksina kundër Kovid-19 që këto organizata i kanë recensuar me prova klinike dhe kanë konstatuar se vaksina është e sigurt dhe efektive. Momentalisht, vaksina Pfizer është e autorizuar për përdorim të fëmijëve nga mosha 12 vjeçe.

Aktualisht testohet siguria dhe efikasiteti i vaksinës për fëmijës nga mosha 2 vjeçe dhe më lartë, e cila më pas mund të çojë deri në autorizimin e një vaksine kundër Kovid-19 për fëmijët më të vegjël, muajt në vazhdim.

A duhet të konsideroj vaksinimin e fëmijës tim kundër Kovid-19?

Po. Ekspertët, përfshirë këtu ata të Johns Hopkins, besojnë se përfitimet e të qenit të vaksinuar kundër Kovid-19 i tejkalojnë rreziqet potenciale. Edhe pse Kovid-19 shpesh herë fëmijët e kalojnë më lehtë se të moshuarit, disa fëmijë mund të kenë komplikime serioze apo simptome afatgjate të cilat më pas mund të kenë efekt në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky virusi mund të shkaktojë vdekje tek fëmijët, edhe pse rastet e tilla janë më të rralla se sa tek të moshuarit.

Si të moshuarit, fëmijët gjithashtu mund të transmetojnë virusin korona te të tjerët në qoftë se ata janë të infektuar, edhe pse mund të mos kenë asnjë simptomë. Vaksina kundër Kovid-19 mbron nga ky rrezik potencial fëmijët dhe të tjerët, përfshirë pjesëtarët e familjes apo shoqërinë.

Një arsye tjetër se pse duhet të vaksinoni fëmijët tuaj është të mbroni shëndetin publik. Secili fëmijë apo i moshuar i infektuar me virusin korona, mbajnë të gjallë shansin që virusi të krijojë mutacione dhe variante të cilat mund të jenë më të rrezikshme si dhe resistante ndaj vaksinave dhe terapive. Sa më pak infektime në popullatë, do të thotë aq më pak shanse për variante të reja të rrezikshme.

Vaksina, foto: Mat Napo, Unsplash

A ka arsye për tu brengos?

FDA-ja dhe CDC-ja e kanë shumë të rëndësishme atë që vaksina të jetë e sigurt. Ata shqyrtojnë të gjitha provat klinike para se të vendosin në autorizimin ose jo të një vaksine për një grup të caktuar, si dhe punojnë me prodhuesin që të vazhdojë të ndjeke ndonjë efekt anësorë lidhur me vaksinimin.

A janë efektet anësore të vaksinimit të fëmijëve, të njëjta si ata te të moshuarit?

Në përgjithësi, po. Pfizer ka raportuar se efektet anësore të vaksinës janë të ngjashme te të moshuarit dhe te fëmijët. Fëmija juaj mund të vërejë dhimbje në pjesën ku është vaksinuar (në krah), dhe mund të ndjehet më i lodhur se zakonisht. Kokëdhimbja, dhimbje e muskujve si dhe ethet janë të mundshme. Këto efekte anësore janë të përkohshme dhe zakonisht zhduken pas 48 orëve.

A rritet rreziku nga infektimi i fëmijës me Kovid-19, tash që afrohen ditët e kthimit në shkollë?

Sipas një raporti të publikuar nga CDC, kthimi në shkollë me prezencë fizike nuk është ndonjë faktor risku i madh për fëmijët, në qoftë se ata ju përmbahen masave si, mbajtja e maskës dhe distanca fizike. Shkuarja në ahengje, kënde për fëmijë, grupime familjare, dasme dhe varrime, janë konsideruar si më të rrezikshme që fëmija juaj të infektohet me virusin korona. Vaksinimi i fëmijës tuaj sa më shpejtë që është e mundshme, ndihmon në parandalimin e infektimit dhe shpërndarjes të virusit korona.

Në pyetjet lartë janë përgjigjur pediatrat  Anna Sick-Samuels, M.D., M.P.H., of Johns Hopkins Children’s Center, and Allison Messina, M.D., of Johns Hopkins All Children’s Hospital. Ndërsa është pëkthyer nga artikulli i Hopkinsmedicine.

Disa nga përfitimet e vaksinimit të fëmijëve

Një përfitim tjetër nga vaksinimi i fëmijëve është se – kjo mund të shpëtojë jetët e të tjerëve.

Kjo qasje tashmë përdoret edhe për gripin. Fëmijëve në disa vende nga mosha dy vjeçe u jepet prej për hundë, kryesisht që të mbrojnë gjyshërit e tyre, çdo vit.

Një nga argumentet tjera është se vaksinimi kundër Kovid-19 mund të ndihmojë në arritjen e imunitetit kolektiv – në këtë formë, virusi e ka të vështirë të shpërndahet sepse shumica e njerëzve janë të mbrojtur.

Vaksinat kundër Kovid-19 duken shumë efektive në ndalimin e transmetimit të virusit. Vetëm një dozë e vaksinës ndihmon për 50% më shumë nga infektimit, por edhe në qoftë se infektohesh, shansat janë për gjysmë më të vogla që të transmetoni tek të tjerët.

Fëmijët nuk janë transmetues shumë të mëdhenj të virusit korona, por adoleshentët po.

“Ka evidencë për transmetim potencial të virusit nga adoleshentët, kështu, vaksinimi mund të ketë impakt pozitiv në ndalimin e kësaj” tha Adam Kurcharski, doktor nga London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Paragjykimet, konspiracionit dhe brengat e juaja – të adresuara nga ekspertët

“Nuk dihen ende efektet anësore afatgjate nga vaksinimi i fëmijëve”

Informatat që i kemi ne për efektet anësore të vaksinës vijnë nga provat klinike të cilat kanë filluar në korrik të vitit 2020 dhe në vazhdim. Pfizer kishte më shumë se 46,000 vullnetarë në fazën e 3 të provës klinike, përfshirë këtu 2,260 fëmijë të moshës nga 12-15.

Te adoleshentët, reaksionet ishin ata të zakonshmet, si: dhimbje në vendin e vaksinimit, lodhje dhe kokëdhimbje. Ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje të kyçeve si dhe ënjtje dhe skuqje në vendin e vaksinimit ishin simptome më të rralla.

Për efekte tjera të panjohura në këtë pike “do të ishte shumë e pazakonshme” tha doktor Boom. Ai shtoi se efektet anësore të vaksinave paraqiten në 60 ditët e para pas marrjes së vaksinës.

Përderisa CDC po rishikon disa raporte të inflamacionit të zemrës (të quajtur myocarditis) te adoleshentët dhe fëmijës pas marrjes së dozës së dytë të mRNA vaksinës, është shumë herët të thuhet në qoftë se kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën. Numri i rasteve të raportuara pas vaksinimit nuk është i ndryshëm me numrin që pritej nga Qendra për Sëmundje Infektive. Me fjalë të tjera, mund të jetë rastësi dhe asgjë më shumë. Megjithatë, investigimi vazhdon.

Vaksinë, foto nga Anadolu Agency

“Vaksina kundër Kovid-19 do të shkaktojë sterilitet te fëmijët”

Kjo brengë se vaksina kundër Kovid-19 mund të shkaktojë sterilitet është mit i cili shpërndahet në rrjetet sociale. Shkencëtarët deklarojnë se nuk ka bazë për të konkluduar këtë. Vaksinat nuk shkaktojnë sterilitet, as te meshkujt apo gratë.

Vaksina e “Pfizer” apo e ashtuquajtura mRNA vaksinë. I mëson qelizat tona që të krijojnë proteinën spike, të njëjtën proteinë e cila është gjetur në SARS-Cov-2. Sistemi jonë imunitar përgjigjet me krijimin e disa antitrupave mbrojtës. Kështu, në qoftë se ju ekspozoheni ndaj virusit në të ardhmen, sistemi juaj imunitar do të dijë se si ta luftojë atë.

Por nuk ka asnjë mekanizëm të transmetojë mRNA-në në bërthamën e një qelize, ku janë krijuar gjenet. “Kjo është biologjikisht e pamundur,” tha Tan, me këtë, është e pamundur që të ndikojë në vezoret apo qelizat e organeve riprodhuese, ose spermatozoidet.

“Fëmija im mund të ketë ndonjë reaksion alergjik të rrezikshëm”

“Realisht, niveli i anafilaksisë është tepër i ulët nga dhjetëra milion njerëz që janë vaksinuar” tha doktor Johns. Asnjë rast i anafilaksisë – apo reagimit të rrezikshëm alergjik, nuk është raportuar te fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç të vaksinuar me Pfizer në provat klinike.

Arsye për mos tu vaksinuar përfshijnë një histori të vazhdueshme të reagimit alergjik të ndonjërit nga përbërësit që përmban vaksina.

CDC-ja i rekomandon autoriteteve shëndetësore që të kenë personelin, pajisjet dhe epinefrinë të gatshëm për të menaxhuar reaksionet e tilla.

Për këtë, fëmija juaj duhet të ndiqet për 15 minuta (apo 30 minuta në qoftë se ka ndonjë histori të alergjive) pas marrjes së vaksinës, në formë të njëjtë si ndiqen të moshuarit pas marrjes së vaksinës.

Çështjet lartë janë adresuar nga imunolog, pediatër dhe ekspert të fushës nga ana e Health.com. Artikulli është përkthyer nga Portalb.mk.

Ndryshe, ka disa javë që vijon procesi i vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë prindërit e interesuar, mund të aplikojnë për vaksinimin e fëmijëve të tyre në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut. Nga vaksinimi i 632 fëmijëve në vend, nuk është raportuar asnjë efekt anësor serioz nga ana e fëmijëve.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button