Zaev ndryshoi mendim – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ecin veçmas në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Zaev në vetëm dy muaj ndryshoi plotësisht qëndrimin e tij, në lidhje me rrugëtimin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, drejt BE-së, pa dhënë shpjegime shtesë pse ai ndryshoi mendim, shkruan Vërtetmatës.

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Deutsche Welle“, tha se nuk është problem për të nëse Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe para nesh të fillojë negociatat e pranimit me BE-në, për shkak të vetos bullgare. Këtë deklaratë të kryeministrit e vlerësojmë si të paqëndrueshme.

Secili vend meriton të vlerësohet sipas rezultateve të tij. I uroj suksese dhe fat fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, që të vazhdojë në atë rrugë nëse vazhdon kjo bllokadë nga Bullgaria. Normalisht, fqinjët tanë meritojnë të vazhdojnë rrugën evropiane dhe nuk ka nevojë të lidhemi me vendet e tjeratha Zaev në intervistë për “Deutsche Welle” e cila u botua më 21 korrik (11:25 – 12:19 nga video).

ARSYETIMI:

Kjo deklaratë është ndryshim i plotë në qëndrimin e kryeministrit Zaev, i cili dy muaj më parë, më 11 maj, në një intervistë për “Euronews”, tha se nuk është e mundur të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian:

Nuk është e mundur të ndahet rruga për anëtarësim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Kjo deklaratë e atëhershme kategorike e Zaevit, dhe tani e ndryshuar, ishte një reagim pasi Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, tha se ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë “mund të jenë një mundësi“, nëse Bullgaria vazhdon të kundërshtojë hyrjen e Maqedonisë në BE.

Nëse përsëri hasim vështirësi me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se nuk jemi të suksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për një zgjidhje të përbashkët, atëherë çështja është nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë. Dhe ne do të duhet ta shqyrtojmë këtë çështje, tha Varhei.

Tani, kur gazetarja e “Deutsche Welle” i kërkoi kryeministrit të Maqedonisë të komentonte pikërisht këtë deklaratë të Varhei, për të cilën Zaev para dy muajve tha se ishte e papranueshme, ai komentoi se nuk ishte problem dhe se “vendet nuk kanë nevojë të lidhen“. Gjë që, gjithashtu është e paqëndrueshme.

Pas deklaratës së Varhejit për ndarjen e mundshme të dy vendeve, reagimet me indinjatë erdhën nga përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve anëtare të BE-së. Disa prej tyre e vlerësuan këtë lëvizje si të rrezikshme.

Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Josep Borrell, konfirmoi se nuk ka mbështetje për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Ai e deklaroi këtë pikërisht në një konferencë për shtyp me Zaevin, pas takimit të tyre.

“Më lejoni ta them shumë qartë se nuk ka mbështetje për ndarje, as në institucionet e BE-së dhe as në vendet anëtare. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave të pranimit, dhe gjithashtu edhe Shqipëria meriton të vazhdojë në fazën tjetër të procesit pa vonesë“, tha Borrell (1:17 -1: 52 nga video).

Ministri i Jashtëm austriak Aleksander Shalenberg, e quajti “absurde” idenë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë:

Mendoj se është plotësisht e nxituar, për të mos thënë absurde, që tani studenti për shembull, Maqedonia e Veriut, po lihet anash.

E mendimit të njëjtë ishte edhe kolegia e tij, ministrja Federale për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutë e Republikës së Austrisë, Karoline Edstadler, e cila deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku duhet të vazhdojnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se ndarja e të dy vendeve në atë proces mund të jetë e rrezikshme dhe duhet të parandalohet:

Ne duam që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin së bashku perspektivë reale në Bashkimin Evropian. Ne jemi të mendimit se do të jetë i rrezikshëm dhe në çdo rast do të duhet të parandalojmë që këto dy vende të ndahen në këtë proces.

Zëvendës ministri Grek Militiadis Varvitciotis, theksoi se vendi i tij nuk e mbështet ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën për në BE:

Ne nuk mbështesim asnjë ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ne besojmë se kjo do të ishte katastrofike për sigurinë rajonale.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë filluar procesin e anëtarësimit në BE së bashku, me çka të dy vendet përgatiten paralelisht për fillimin e bisedimeve të para-pranimit. Procesi në 2019 u bllokua nga Franca dhe Hollanda, dy vende që në atë kohë nuk ishin në gjendje të pranonin anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Kyeministri Zaev për vetëm dy muaj, ndryshoi plotësisht qëndrimin e tij për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve në BE, pa dhënë shpjegime shtesë pse ai ndryshoi mendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button