12 të arrestuar në Shkup për drogë dhe armë, në mesin e tyre edhe një polic (VIDEO)

Sektori për Krim të Organizuar dhe Serioz në koordinim me Sektorin për Operacione Policore Speciale, nën udhëheqje të prokurorit përkatës nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pas disa muajve hetim, ka zbatuar aksion të koordinuar me qëllim të shkatërrimit të një grupi kriminal nga Shkupi i cili ka pasur shumë anëtarë, njofton Portalb.mk.

Policia informon se anëtarët e kësaj grupe kriminale gjatë kohë kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të ndëshkuara sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe “Armëmbajtje pa leje” sipas nenit 396.

Gjatë hetimit në disa lokacione janë dokumentuar shitje të drogave narkotike dhe armë.

“Më 28.07.2021 duke vepruar sipas urdhrave të Gjykatës së procedurës paraprake, për bastisje në shtëpi dhe hapësira tjera, janë kryer kontrolle në gjithsej 20 lokacione në Shkup, gjatë së cilës janë arrestuar 12 persona prej 19 deri në 47 vjeç edhe atë: B.A. (22), B.A. (19), M.A. (47), B.A. (23), S.J. (22), E.B. (27), Z.M. (33), L.A. (30), Sh.A. (35), R.A. (33, zyrtar policor), A.A. (26) dhe E.S. (24), të gjithë nga Shkupi, a po kërkohen edhe tre persona të cilët momentalisht nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes”, thonë nga MPB.

Gjatë arrestimit dhe gjatë bastisjes, janë gjetur dhe janë konfiskuar: drogë narkotike, municion, dy pistoleta, automjete (prej të cilave njëra e blinduar), shumë të madhe të parave, telefona celularë, pajisje kompjuterike…

Personat me padi përkatëse do të dorëzohen te prokurori përkatës.

Nga Prokuroria thonë se, pas marrjes së padisë penale do të dorëzojnë deri te gjykata propozim për masën e paraburgimit.

Paraprakisht mediat njoftuan se aksioni është kryer në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe në disa lokacione të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button