Dejan Georgievski dhe trajneri i tij do të shpërblehen me 2.4 milion denarë për medaljen e fituar në Tokio2020

Qeveria në seancën e 92-të, vendosi që përfaqësuesit tonë në Olimpiadën e Tokios, i cili fitoi medalje argjendi në disiplinën taekvondo, Dejan Georgievski, ta shpërblejë me çmim në para në vlerë prej 1.200.000 denarë, kurse trajnerin e tij Darko Kostovski me 600.000 denarë, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Fituesi i medaljes së argjendtë në taekwondo në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të shpërblehet edhe me 600.000 denarë shtesë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Dejan Georgievski dje fitoi medaljen e argjendtë në taekwondo në kategorinë deri 80 kg në Lojërat Olimpike në Tokio, e cila është medalja e parë olimpike për Maqedoninë në 21 vjet.

Ai humbi në finale me 15: 9 nga rusi Vladislav Larin, kurse paraprakisht Georgievski mundi kampionin aktual botëror Rafael Junier Alba Castillo nga Kuba dhe përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë, Sajdu Gbane, dhe Kyo Don In nga Koreja e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button