LSDM dhe PDSh do të bashkëpunojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën në zgjedhjet lokale

LSDM-ja dhe PDSh-ja do të mbështesin dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Kështu informoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook, njofton Portalb.mk.

“Me kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSh do të bashkëpunojnë  dhe do të mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë reciproke, me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë kryetarët dhe këshilltarët më të mirë, për të cilët shërbimi ndaj njerëzve është qëllimi dhe angazhimi i tyre kryesor”, shkroi Zaev.

Ai u shpreh se në disa komuna do të realizojmë bashkëpunim në raundin e parë, ndërsa në komunat e tjera në raundin e dytë.

Përndryshe, lufta më e ashpër sa i përket komunave me shumicë shqiptare, do të jetë për Komunën e Tetovës dhe Çairit, ku aktualisht qeverisë BDI. Me Komunën e Tetovës në dy mandatet e fundit ka qeverisur Teuta Arifi, e cila përballet me kritika të ashpra nga aktivistët dhe qytetarët, për shkak se nuk ka arritur që të përmbush premtimet e bëra dhe nuk ka arritur të nxjerrë nga kaosi këtë komunë. Por, edhe përkundër kësaj, BDI synon që sërish ta fitojë këtë komunë. Një situatë e ngjashme është edhe me Komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu. Edhe në këtë komunë nuk është punuar në përputhje me premtimet e bëra. Banorët e kësaj komune vazhdojnë të përballen me probleme të parkingut, kaos në trafik, mungesë të kanalizimit atmosferik dhe ngjashëm. Ganiu në platformën e tij parazgjedhore, premtoi se do të merret me zgjidhjen e këtyre problemve, megjithatë ato kanë mbetur të pazgjidhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button