BE përmbushi qëllimin, janë vaksinuar 70 përqind e popullsisë së rritur me të paktën një dozë kund kovid-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi dje se është arriur qëllimi prej 70% e vaksinimit të popullsisë së rritur në vendet anëtare të BE-së me të paktën një dozë të vaksinës kundër kovid-19, raporton “Euronews“, transmeton Portalb.mk.

Ajo shtoi se duke përfshirë ditën e djeshme, 57% e të gjithë qytetarëve të BE-së mbi 18 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës kovid-19.

Von der Layen shpjegoi se BE-ja e ka përmbushur qëllimin e saj të vendosur para qytetarëve, por shtoi edhe se përpjekja për imunizimin e sa më shumë njerëzve duhet të vazhdojë. Ajo paralajmëroi se varianti delta i koronavirusit është shumë i rrezikshëm. Presidentja e Komisionit Evropian u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të BE -së të vaksinohen, si për mbrojtjen e shëndetit të tyre ashtu edhe për mbrojtjen e të tjerëve.

Përveç BE-së, në fazë të përparuar të vaksinimit kundër kovid-19 momenatlisht janë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Në Britaninë e Madhe, 88.1 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë vaksine kovid-19, ndërsa 70.5 përqind e njerëzve mbi moshën 18 vjeç janë vaksinuar plotësisht. Në Shtetet e Bashkuara, 60 përqind e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht me dy doza deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button