Është dezinformatë se në Uganda është bërë varrimi i një të vdekuri nga Kovid-19 me arkivol të zbrazët

Në një postim në Facebook thuhet se janë bërë varrime të rreme të personave të vdekur nga Kovid-19. Postimi i referohet një rasti në Uganda. Recenzioni jonë tregoi se bëhet fjalë për dezinformatë, shkruan Vërtetmatësi.

KORONA VARRIM PA KUFOMË

Shqetësim dhe zemërim i popullatës ndaj autoriteteve, çfarë po ndodh me “viktimat e koronës”… një arkivol bosh me një ceremoni me skafandra ???, thuhet në postim.

Postimit i është bashkëngjitur edhe një tekst për një rast në Uganda ku, me gjasë, banorët e fshatit Kaseze kanë zbuluar një mënyrë shokante të varrimit të një viktime nga koronavirusi, ku pas hapjes me dhunë të arkivolit kanë konstatuar se në të nuk ka kufomë. Bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në datën 14 qershor. Në postim imponohet edhe pyetja „çfarë po ndodh me viktimat e koronës“, dhe si përgjigje në vazhdim thuren tregime për shitjen e organeve njerëzore.

„Vërtetmatësi“ e kërkoi rastin në fjalë në internet dhe zbuluam se bëhet fjalë për një dezinformatë, pra ka pasur varrim të një personi të vdekur nga Kovid-19 , ndërsa arkivoli nuk ka qenë i zbrazët, e as që ka pasur kurrëfarë „сeremonish me skafandra“, siç pretendohet në postimin të cilin po e analizojmë.

Për këtë rast ka edhe një video që është ndarë shumë në rrjetet sociale dhe që është keqpërdorur për të përhapur lajme të rreme se pandemia me Kovid-19 nuk ekziston.

Kjo video e bërë në varreza gjatë ceremonisë mortore paraqet disa punonjës të veshur me veshje mbrojtëse personale, që mbajnë një arkivol të bardhë, përderisa turrma e njerëzve u zë rrugën dhe u thotë fjalë në dialektin lokal. Rreth sekondës së 40 të videos një person i veshur me një bluzë të kaltër të mbyllur i afrohet varrit dhe shpejt i bashkëngjiten edhe të tjerë.

Turrma gjithnjë e më e madhe e pamundëson lëshimin e arkivolit dhe kërkon që ai të hapet. Një person afrohet dhe i heq kapakun, por cilësia e dobët e pamjeve e bën të vështirë për parë se çfarë ka në arkivol.

Edhe pse pamjet janë mjaft të paqarta, në 1:50 sekondën e videos shihet se si duket maja e kokës së kufomës.

Para se të hapet arkivoli dhe të hiqen çarçafët të cilat e mbulojnë trupin, mund të dëgjohen njerëzit nga turrma ku në dialektin lokal Lukonzo thërrasin: „Ata duhet të ta tregojnë ty, le të ta tregojnë! Le të ta tregojnë babain tënd, po, le të ta tregojnë babain tënd!“, përcjell Shërbimi për vërtetimin e fakteve i Agjencisë France Press (АFP).

Pasi hapet arkivoli dhe shihet fytyra e të ndjerit, mund të dëgjohet turrma që thotë: „Аh, ai është, ai është i vërteti!“ Pastaj: „Është ai, ai vdiq nga Korona“.

Mediet në Uganda publikuan se varrimi kaotik ka ndodhur në fshatin Bunijsva në Ugandën perëndimore. Shërbimi për vërtetimin e fakteve i AFP-së bisedoi me vajzën e të ndjerit e cila konfirmoi se me të vërtetë e kishin varrosur babain e saj.

Pretendimi se qeveria varrosi një arkivol të zbrazët nuk është i vërtetë. Ne, si familje, varrosëm trupin e tij dhe thashethemet për një arkivol të zbrazët duhet të injorohen dhe kjo çështje të marrë fund,” tha Imaculate Masica për AFP. 

Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë se lajmi për një varrim të rremë të një personi të vdekur nga Kovid -19 është i rremë. Pandemia e Kovid -19 është reale, nuk është diçka e trilluar dhe deri më tani ka marrë mbi 3 milion jetë. Lajmet e këtilla dhe të ngjashme janë pjesë e teorive të famshme të konspiracionit të cilat po shpërndahen në rrjetet sociale që nga fillimi i pandemisë.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button