Jeff Bezos i ofroi NASA-s dy miliardë dollarë për të bërë marrëveshje për misionin në Hënë

I freskuar pas udhëtimit e tij të parë në hapësirë, miliarderi Jeff Bezos (Xhef Bezos) i ofroi NASA-s t’i mbulojë shpenzimet prej 2 miliardë dollarëve nëse Agjencia Amerikane e Hapësirës vendos të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e tij “Blue Origin” për të ndërtuar anijen kozmike e cila do t’i çojë astronautët në Hënë, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Ky propozim i Bezos-it vjen pasi në prill të këtij viti NASA nënshkroi marrëveshje prej 2.9 miliardë dollarëve me kompaninë e Elon Musk-it “SpaceX” e cila do të duhet të ndërtojë një anije kozmike që do t’i dërgojë astronautët në hapësirën e Hënës në vitin 2024. NASA atëherë e refuzoi ofertën e “Blue Origin”.

Para se të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë e Musk-it, NASA e arsyetoi atë me mungesën vetanake të financave, historinë e dëshmuar të “SpaceX” me misionet e deritanishme si dhe me faktorë të tjerë që çuan në arritjen e kësaj marrëveshje.

Në letrën më të re të Bezos drejtuar NASA-s, ai premtoi se kompania e tij nuk do të merr para qeveritare në këtë vit fiskal dhe në vitin tjetër deri në shumën prej 2 miliardë dollarëve si dhe premtoi se kompania e tij vetë do ta financojë misionin e planifikuar për në Hënë me qëllim që të kontrollojë teknologjinë e tij. Në shkëmbim të kësaj “Blue Origin” do të kishte pranuar marrëveshje me çmim fiks, dhe do ta paguante vetë tejkalimin në shpenzimet për zhvillimin e sistemit.

Nga kompania konkurrente “SpaceX” deri më tani nuk e kanë komentuar ofertën.

Para se ta zgjidhte “SpaceX”, NASA kërkoi oferta për ndërtimin e anijes kozmike e cila do t’i dërgojë astronautët në sipërfaqen e Hënës përmes programit “Artemida”. Kjo domethënë se do të ketë njerëz në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button