A do të shpenzonit 2500 dollarë në një monitor gaming? Samsung mendon që po (VIDEO)

Sa do të ishit të gatshëm të shpenzoni në një ekran gaming? Samsung mendon se shumë. Kompania do të fillojë të marrë porosi për ekranin e shumëpritur Odyssey Neo G9 nga data 29 Korrik dhe kushton 2,500 dollarë, raporton PCWorld.al.

Po, me këtë çmim mund të blini një kompjuter vërtetë të mirë gaming or këtë ekran 49-inç. Me teknologjinë Mini-LED, ekrani ofron kontrast të lartë për një monitor LCD dhe shkëlqim maksimal prej 2,000 nits.

Me frekuencë rifreskimi prej 240Hz, ekrani ka rezolucion 5120×1440 piksel dhe përmban dy porta HDMI, një portë DisplayPort, dhe një çift USB 3.0.

Me këtë monitor Samsung po shënjestër një audiencë shumë të ngushtë dhe është ndërtuar për adhuruesit e lojërave të cilët duan eksperiencën më të mirë të mundshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button