fbpx

Dita e Republikës, ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se 2 Gushti (e hënë), Dita e Republikës, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb,mk.

Dita e Republikës është festë shtetërore, a gjithashtu është edhe festë ortodokse – Ilinden.

Dita e Republikës festohet në shenjë të kujtimit të dy ngjarjeve të mëdha që kanë ndodhur në këtë datë dhe me të cilat janë vendosur themelit e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut: Kryengritja e Ilindenit më 1903 e cila është organizuar nga Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë kundër Perandorisë Osmane dhe gjatë së cilës është shpallur republika; dhe Mbledhja e parë e KAKÇM-së në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilën janë vendosur bazat e Republikës së Maqedonisë.

Është shpallur festë shtetërore që prej mbledhjes së parë të KAKÇM-së në vitin 1944.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button