RMV, ligji për përdorimin e të dhënave nga sektori publik do të harmonizohet me Direktivën e BE-së për të dhëna të hapura

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MShIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqërinë “Metamorphosis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, në periudhën e ardhshme do të zbatojë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave nga sektorit publik me Direktivat e BE-së për të dhëna të hapura dhe ripërdorim të informacioneve të sektorit publik (2019/1024), transmeton Portalb.mk.

Me qëllim sigurimin e një procesi në kohë, të pandërprerë, gjithëpërfshirës dhe transparent, MShIA fton të gjitha palët e interesuara të nominojnë anëtarët e tyre në grupin e punës për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave nga sektori publik me Direktivën e BE-së (2019/1024).

Për pjesëmarrje në grupin e punës, duhet që palët e interesuara të kenë përvojë në këtë fushë. Pjesëmarrësit e nominuar do të mund të japin kontributin e tyre në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit në zbatimin e Ligjit aktual (ex-post evaluation), vlerësimin e ndikimit të zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitjen e Projekt-ligjit të ri. Gjatë zbatimit të aktiviteteve, do të organizohen punëtori dhe do të mbahen intervista dhe takime me individë dhe grupe të interesit. Aktivitetet do të zbatohen në periudhën gusht-dhjetor 2021.

Të gjitha palët e interesuara duhet të paraqesin njoftim për emërim me emër dhe mbiemër në e-mail adresën: [email protected]; titulli dhe vendi i punës; emrin i organizatës; telefoni i kontaktit dhe adresa e postës elektronike të të emëruarit.a

Afati i fundit për nominim është 06.08.2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button