RMV, në gusht do të mbyllet pika e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”- vaksinimi vazhdon në shtëpitë shëndetësore dhe në terren

Në gusht, do të mbyllet pika e vaksinimit për imunizim masiv kundër kovid-19 në sallën sportive “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup. Vaksinimi në të gjithë vendin do të zhvillohet në shtëpitë shëndetësore, ndërsa vetëm në Strumicë dhe Tetovë do të vazhdojnë të punojnë sallat sportive si pika të vaksinimit masiv, tha sot Ministri Venko Filipçe, duke shtuar se do të vazhdojë edhe vaksinimi në terren në qytete dhe fshatra sipas sistemit të rotacionit, transmeton Portalb.mk .

“Procesi i vaksinimit po shkon mirë, vendosëm se nuk ka nevojë që të jenë në funksion aq shumë vende, punonjësit ngadalë po kthehen në vendet e tyre të punës në shtëpitë shëndetësore. Pritëm që të kalojë fluksi masiv i rivaksinimit. Vaksinimi vazhdon pa termine”, tha Filipçe gjatë një vizite në Klinikën Ortopedike.

Filipçe tha se deri tani në vend janë. rivaksinuar 330 mijë qytetarë, se pret që ky numër të arrijë në 500 mijë qytetarë deri në fund të gushtit, si dhe se nga 1.800 fëmijë të paraqitur nën 18 vjeç, deri më tani janë vaksinuar 630. Nga 330 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza, me kovid-19 janë infektuar 92 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button