RMV, studentë nga i gjithë vendi praktikë me pagesë në zonat e zhvillimit Teknologjik-industrial

Shtatë studentë dhe të diplomuar nga i gjithë vendi fillojnë me praktikë javore tre-mujore të paguar në Drejtorinë e zonave të zhvillimit Teknologjik-industrial (ZZTI). Ky është koncept i ri i praktikës që futet në Drejtori me qëllim që t’u jepet mundësi të rinjve, përveç arsimit universitar, të fitojnë edhe përvojë dhe aftësi praktike, transmeton Portalb.mk.

“Fusim një program të ri mentorimi përmes të cilit duam të lidhim studentë nga sektorë të ndryshëm me mentorë të ZZTI-së të cilët do të punojnë në zhvillimin e aftësive specifike. Besoj se do të inkurajojmë potencialin krijues të këtyre të rinjve dhe do të kontribuojmë në ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e tyre. Ky është një hap përpara në krijimin e stafit profesional që mund të përparojë këtu, në shtëpi”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZTI-së.

Ky është vetëm një nga programet ZZTI-së për të rinj.

“Me konceptin e ri të punës së ZZTI-së përmes masave dhe programeve të synuara punojmë në krijimin e jo vetëm vendeve të qëndrueshme të punës, por edhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë, veçanërisht për të rinjtë që besoj se do të jenë motiv i qartë për të qëndruar në vend dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, shtoi Despotovski.

Studentët vijnë nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Kolegji amerikan, si dhe Universiteti Shtul në Tetovë dhe do të shpërndahen në sektorë të ndryshëm. Praktika fillon më 3 gusht dhe do të zgjasë për tre muaj, kurse studentët do të punojnë në projekte të cilat do t’i prezantojnë në fund të praktikës.

Praktikantët u zgjodhën nga 20 kandidatë  të paraqitur në njoftimin publik të ZZTI-së. Pas përfundimit të këtij cikli, një program i ngjashëm do të shpallet me qëllim që t’u jepet mundësi për orët praktike studentëve të tjerë nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button