ASH-ja kërkon që Zaevi t’u kërkojë falje administratorëve

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj një deklaratë të djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me gjendjen e korrupsionit në vend i cili tha se korrupsioni nuk është gjetur te ministrat e drejtorët, por te funksionimi administrativ i institucioneve publike. ASh kërkon që kryeministri t’u kërkojë falje administratorëve, njofton Portalb.mk.

“Të amnistosh ministrat e drejtorët nga korrupsioni dhe të akuzosh administratorët për vlerësimet e fundit të Stejt Departamentit është vetëm një tentim qyqar për të turbulluar opinionin dhe një goditje e rëndë për ata që edhe ashtu janë duke punuar nën presionin të vazhdueshëm dhe në kushte të mjerueshme. Në një kohë kur kemi dëshmi publike për ministra dhe drejtorë të korruptuar, funksionarë të shkarkuar dhe të dënuar, ish-drejtorin e Sigurimit Shëndetësor, “pacientin” që madje është avancuar dhe deri te ish- Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, deklaratat e këtilla të kryeministrit Zoran Zaev tregojnë qartë se në Qeveri ka jo thjeshtë krim e korrupsion, por krim të organizuar”, thonë nga ASh.

Zaev dje e komentoi raportin e Stejt Departamentit, sipas të cilit në RMV ka ligje të mira anti-korruptive, por ata dobët zbatohen, shpesh ndryshohen, a shenjëstrohen në mënyrë selektive kritikuesit e pushtetit dhe kriminelët e kalibrit më të vogël. Ka akuza të besueshme për korrupsion në polici, prokurori gjyqësor dhe shumë sektorë tjerë, theksuan amerikanët, të cilët shtojnë se ka një numër të madh të raporteve se disa funksionarë mbeten të kyçur në aktivitete korruptive.

Por, kryeministri dje vlerësoi se kjo s’ka të bëjë me ministrat dhe drejtorët.

“Askund në eshalonin e lartë, madje dhe në të dytin nuk është gjetur korrupsion. Domethënë se nuk është gjetur te ministrat, te drejtorët. Është gjetur në pjesën e funksionimin administrativ të institucioneve publike dhe për atë kemi vendosur zëvendëskryeministër në Qeveri, mes tjerash i obliguar për luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button