Filipçe: Nëse vlerësojmë se rreziku nga të pavaksinuarit është i lartë, do të fusim masa kufizuese

Për momentin, autoritetet në Maqedoni nuk mendojnë të fusin masa kufizuese për shkak të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se nuk ka plane për kufizime as nëpër kufinj, as në vend, në kuadër të organizimit të ngjarjeve me prezencë masive, etj. Kufizimet eventuale mund të ketë në vjeshtë. Nëse të pavaksinuarit bëhen rrezik për pjesën tjetër të popullsisë, atëherë do të vijojnë masa, njoftoi Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Po shqyrtojmë nëse duhet të bëhet diçka në muajt e vjeshtës, duke filluar nga shtatori. Ne i ndjekim përvojat e vendeve të tjera. Kudo në botë ka debat për atë se çfarë dhe si të bëhet. Mendohet në drejtimin se a duhet masa kufizuese në lidhje me qytetarët që nuk janë vaksunuar, disa vende fusin teste të shpejta për hyrje në markete, vende për ngjarje kulturore, etj. Po mendojmë, akoma nuk kemi sjellë vendim, por nëse vlerësojmë se rreziku i të pavaksinuarve për popullatën, duke përfshirë të vaksinuarit, është mjaft i lartë, do të fusim masa kufizuese,” tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button