Humbi në finale: Medalje olimpike të argjendtë për Maqedoninë e Veriut në taekvondo (VIDEO)

Maqedonia e Veriut fitoi medalje olimpike të argjendtë në Tokio. Sportisti Dejan Georgievski në finale në taekvendo në kategorinë mbi 80 kg, u mund nga rusi Vlladisllav Larin me 15-9, njofton Portalb.mk.

Larin ishte dominant gjatë tërë luftës. Gerogievski, arriti në finale pas fitores në gjysmë finale ndaj Kjo Don In nga Koreja e Jugut.

Në gjysmëfinale, Georgievski shënoi fitore bindëse, duke fituar 12 me 6. Në rrugën drejt gjysmëfinales, Georgievski e ka fituar kampionin aktual botëror, Rafael Junier Alba Kastilo nga Kuba me 11:8, si dhe Sajdu Gbane nga Bregu i Fildishtë.

Plasmani i Georgievski në finale në Lojërat Olimpike është i pari në cilindo sport, pas pauzën 21 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button