fbpx

Rashkovski ka ndalesë të rreptë të komunikojë me të dyshuarit e tjerë edhe pse Gjykata Penale tha se nuk ka kur refuzoi ta kthejë në Shutkë

Të dyshuarit Dragi Rashkovski, ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kur më 4 qershor iu ndryshua masa e paraburgimit nga burgu në arrest shtëpiak, Gjykata e Apelit vendosi ndalesë të rreptë që të komunikojë me të dyshuarit e tjerë. Dhe jo siç tha Gjykata Themelore Penale Shkup në një deklaratë, se një ndalesë e tillë nuk ekzistonte, transmeton Portalb.mk.

“I ndalohet të dyshuarit Dragi Rashkovski të komunikojë me persona të dyshuar në veprën penale, si dhe të përdor mjetet e komunikimit, thuhet shprehimisht në Vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup 1 të datës 4 qershor, kur ishte marrë nga Shutka për tu dërguar në arrest shtëpiak, por me kusht që: të mos largohet nga shtëpia e tij dhe të mos komunikojë me të akuzuarit, gjegjësisht me askënd.

Vendimin Gjykata e Apelit Shkup, në mëyrë anonime, e shpalli vetëm dje pasdite.

Sdk.mk më 22 qershor njoftoi se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion papritur kërkoi paraburgim për Rashkovskin pasi me gjasë kishte shkelur një nga ndalesat, kishte biseduar me një nga të dyshuarit në rastin “Prokurim i paligjshëm i softverit” duke blerë inovacionet e tij me paratë e buxhetit. Ruskovska e kishte kapur atë duke biseduar në telefon me një të akuzuar, me shumë mundësi përmes OTA-s, e cila monitoron komunikimet.

Duke marrë parasyshë ndalesën e Apelit nga 4 korriku, e cila ende është në fuqi dhe nuk ka ndryshuar, Rashkovski nuk guxon të komunikon aspak dhe në asnjë rast me të dyshuarit të tjerë. Çdo shkelje e ndalesës në mënyrë automatike do të thotë kthim të masës më të ashpër paraburgim.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, kur ka marrë dëshmi se Rashkovski ka komunikuar nga shtëpia me të dyshuarit e tjerë në rastin gjyqësor, që është rrezik potencial se do të ndikojë ndaj dëshmive dhe do ta pengojë hetimin kundër tij, menjëherë ka kërkuar paraburgim. Ka  vepruar në bazë të ligjit për procedurë penale.

Por, fillimisht gjykatësja e procedurës paraprake ka refuzuar ta kthejë në paraburgim. Pas ankesës së Prokurorisë edhe tre gjykatësi e këshillit penale nga Gjykata Themelore Shkupi 1, refuzuan ta shfuqizojnë masën e paraburgimit shtëpiak dhe ta kthejnë Rashkovski në Shutkë.

Gjykata penale Shkup, në një kumtesë të publikuar, ka thënë se ndalesë të tillë për komunikim të Rashkovskit nga shtëpia nuk ka pasur aspak.

“Masa për sigurimin e prezencës – paraburgim shtëpiak për të dyshuarin D.R. e vazhduar me vendim të Gjykatës Penale, ndërsa e vërtetuar nga Gjykata e Apelit, qëndron PA masë shtesë të kujdesit – Ndalesë për komunikim me persona të përfshirë në ngjarjen penale juridike apo Ndalesë për përdorim të mjeteve të komunikitmit”, njoftuan nga gjykata.

Por, vendimi për paraburgim shtëpiak i publikuar dje në ueb faqen e Gjykatës së Apelit Shkup, aludon në atë se Gjykata Themelore Shkup ka gënjyer dhe mbron të dyshuarin për korrupsion, ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Rashkovskin e kanë lëshuar nga paraburgimi në paraburgim shtëpiak, por me masa të rrepta të cilat nuk guxon t’i shkelë, këshilli i gjykatësve të apelit: Tanja Mileva, Enver Bexheti dhe Gjoko Ristov. Për dallim nga Gjykata e Apelit i cili me emër dhe mbiemër i publikon gjykatësit që qëndrojnë pas vendimit të saj, Gjykata Penale nuk i zbulon gjykatësin e procedurës paraprake, as tre gjykatësit e krimit të organizuar të cilët kanë refuzuar ankesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button