Qendra për Menaxhim me Kriza: Dramë në Malin Sharr – u shpëtuan alpinistët çekë, njëri prej tyre i plagosur

Dy orë ka zgjatur aksioni i shpëtimit të shtatë alpinistëve nga Çekia të cilët pasdite humbën në malin Sharr. Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se njëri nga alpinistët ka thyer krahun dhe është transportuar me ambulancë nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

Thirrja për ndihmë në Qendrën rajonale për menaxhim me kriza në Tetovë arriti në orën 18:30 nga një alpinist çek në rajonin e lokalitetit Leshnicë.

Në misionin e shpëtimit, i cili u zhvillua në terren të paarritshëm në rajonin e malit, morën pjesë zjarrëfikësit nga Tetova dhe policia.

“QRMK Tetovë, së bashku me subjektet nga Sistemi për Menaxhim me Kriza (SMK) që për momentin mund të reagonin shpejt, ishin në komunikim të vazhdueshëm (me alpinistët në gjuhën angleze) dhe u koordinuan për të përdorur të gjitha mundësitë për të shpëtuar alpinistët së bashku me të lënduarin, para arritjes së natës. Aktivitetet u zhvilluan paralelisht nga disa subjekte. Derisa disa nga anëtarët, konkretisht zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve NjTZ Tetovë dhe policët e SPB Tetovë, të cilët të parët – menjëherë në kontaktin e parë, shkuan për të kërkuar alpinistët në pjesën e paarritshme të rajonit malor, ambulancën nga Tetova, me ndihmën e subjekteve të tjera dhe QRMK Tetovë (pas përcaktimit të koordinatave të terrenit dhe sipas thirrjeve të fundit të alpinistëve të humbur) iu afrua pikës më të afërt të takimit për t’u kujdesur për alpinistin e dëmtuar në terrenin e paarritshëm , sipas kalueshmërisë së rrugëve malore. Për kënaqësinë e të gjithë të punësuarve të QRMK Tetovë dhe SMK, alpinistët u gjetën, u tërhoqën nga mali, kurse alpinisti i dëmtuar, me krah të thyer, është marrë nën kujdes”, njoftuan nga QMK.

Ndodhi të këtilla, shtojnë nga QMK, janë përkujtim që çdo shëtitje në mal duhet të merret seriozisht dhe të kujdesshëm në organizimin dhe planin për kthim të sigurt nga organizatorët, kurse nëse diçka e pakëndshme ndodh të ketë kapacitet serioz për kërkim dhe shpëtim në kushte malore në çdo kohë.

“Kjo ndodhi ka fund të lumtur, nuk ka viktima, megjithëse në një moment ishte shumë dramatik, veçanërisht për alpinistët me një koleg të dëmtuar, por tregon të gjithë seriozitetin me të cilin shoqëria ka nevojë t’i qaset përgjigjeve sistematike të qëndrueshme për të tilla dhe të ngjashme situata krize, sipas trendeve moderne në menaxhimin e krizave”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button