Georgieski: Kemi arritur rezultate, për këtë UNESCO na dha edhe një mundësi

Vendimi i Komiteti për trashëgimi botërore të UNESCO-s që trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit të mos futet në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik është për shkak të sukseseve dhe rezultateve të arritura, vlerëson kryetari i Ohrit, Konstantin Georgievski, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, largimi i ndërtimeve pa leje, rregullimi i bregut dhe respektimi i dispozitave nga plani për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore, kanë qenë kyçe për këtë vendim të UNESCO-s.

“Për mua si kryetar komuna dhe për komunën e Ohrit, ky vendim pozitiv do të thotë energji e re dhe motiv të vazhdojmë edhe më fuqishëm në zbatimin e zgjidhjes dhe të investojmë përpjekje maksimale, që të tregojmë se dimë ta ruajmë dhe të kujdesemi për pasurinë e paçmueshme, e cila na është lënë si amanet. I shpreh falënderim të madh Komitetit të UUNESCO-s, për atë që ka treguar dëshirë në mënyrë objektive ta shqyrtojë gjendjen e përgjithshme edhe atë që arriti ta njeh vullnetin tonë të vërtetë dhe gatishmërinë, që të përballemi me situatën katastrofale të trashëguar”, tha Georgievski.

Ai premtoi se të gjitha ndërtimet pa leje të cilat paraqesin rrezik për rajonin dhe janë në kundërshtim me regjimet e mbrojtjes do të largohen. Ai drejtoi kritike edhe ndaj organizatave ekologjike.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i porosis të gjitha organizata ekologjike, individë dhe parti politike, të cilët kanë qenë kritikues tanë kujdestarë dhe çdo ditë hapnin tema negative në opinion, në të ardhmen të tregojnë shkallë më të lartë të vetëdijes dhe përmes propozimeve konkrete dhe projekte të japin mbështetje për procesin e përgjithshëm, në të cilin është e përkushtuar Komuna e Ohrit”, tha Georgievski.

Kujtojmë se, Komiteti për trashëgimi kulturore i UNESKO-s në sesionin e tij të 44-të, i cili u mbajt në Fuxhu (Republika Popullore e Kinës), solli vendim që Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Rajonit të Ohrit të mos vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button