Shekerinska dhe Gallovej nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja britanike Rejçel Gallovej sot kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes, i cili mundëson krijimin e qelisë për koordinim të trajnimit nga Mbretëria e Bashkimit, e stacionuar në poligonin e Armatës “Krivollak”, njofton Portalb.mk.

Shekerinska sqaroi se ekipi është nga Mbretëria e Bashkuar, por është i përkushtuar në trajnimet e nevojshme të Maqedonisë së Veriut, rajonit dhe të bashkëpunimit tonë bilateral në “Krivollak”, Qelia do të përbëhet nga tre oficerë britanik, qëllimi i të cilëve do të jetë koordinimi i mundësive për trajnim. Ajo shpresoi se kjo do të mundësojë efikasitet në zbatimin e trajnimeve nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, nga ana e aleatëve të përbashkët, veçmas shteteve në rajon dhe të trajnimit tonë në “Krivollak” në afat më të gjatë.

“Ky ekip i oficerëve britanik do të propozojnë trajnime edhe për njësinë tonë të NATO-s e cila është e lokalizuar në Shtip, a do të shërbejë edhe si katalizator për zhvillimin e programeve për trajnim me armatat në rajon. Qëllimi është, të ndihmojmë në shkathtësitë tona mbrojtëse, ta rrisim bashkëpunimin e mbrojtjes në rajon, por edhe t’i përforcojmë lidhjet bilaterale të mbrojtjes”, theksoi Shekerinska.

Sipas ambasadores britanike Rejçell Gallovej, qelia do të ketë rol kyç në garantimin se Krivollak i plotëson nevojat dhe kushtet e NATO-s. Shpresoj se në 10 vitet e fundit Krivollak do të rritet në një prej poligoneve udhëheqës për trajnimin e NATO-s për forcat e lehta dhe ato ajrore, jo vetëm në kualitetin e kapaciteteve të siguruara, por edhe për inovacionet në zhvillimin dhe ruajtjen e vendbanimit natyror.

“Mbretëria e Bashkuar me admirim e ka përshëndetur pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO përpara më shumë se 1 viti dhe nder të madh e ka propozuar bashkëpunimin e afërt me MM-në e RMV-së. Siguria e Maqedonisë së Veriut në korniza të Aleancës është edhe siguria jonë. Kjo iniciativa më e re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut i afron perspektivat tona ushtarake dhe e garanton partneritetin e vazhdueshëm dhe të përforcuar bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar”, theksoi Gallovej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button