Danillovski: Jemi në zonën e gjelbër, por në gusht në RMV do të hyjmë në nivelin e parë të rrezikut për Kovid-19

Gjithë korrikun në Maqedoninë e Veriut kemi rritje eksponenciale të rasteve me Kovid-19 dhe kjo domethënë që kemi trend të rritjes graduale. Me gjasë ky është një paralajmërim se po fillon vala e ardhshme për shkak se numri mesatar i infektimeve në 100.000 banorë është 13. Edhe pse jemi në zonën e gjelbër, në mesin e korrikut do të hymë në nivelin e parë të rrezikut, paralajmëron epidemiologu profesor doktor Dragan Danillovski për Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin kemi zgjerim lokal në disa komuna dhe që të mbetet situata e tillë, gjegjësisht që mos të ndodh cunami, duhet të identifikohen gjitha kontaktet e të infektuarve.” shprehet Danillovski.

Edhe pse në fillim mendohej që varianti “delta” nuk jep pamje më të rëndë klinike, megjithatë u tregua se ky mendim ishte i gabuar, shpjegon ai. Sipas tij, është e drejtë dhe e logjikshme të vaksinohen njerëzit mbi 50 vjeç, pastaj t’ju ofrohet prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Interesi i përgjithshëm, shëndeti publik është parësor dhe është mbi të drejtat individuale. Shteti ka të drejtë të vendosë masa të ndryshme shtrënguese për ta ruajtur shëndetin publik. Nuk duhet të lejohet të mbushen përsëri spitalet dhe të fillojnë përsëri të vdesin njerëzit në masë të madhe. Nëse të vaksinuarit nuk kanë vetëdije që ata do të jenë më të rrezikshëm, atëherë shteti do të duhet që t’i mbrojë ata nga vetja. Duhet të ketë masa kufizuese vetëm nëse rrezikohet kapaciteti i sistemit shëndetësor.” theksoi profesori.

Siç thotë Danillovski, personat që nuk janë të vaksinuar duhen të frikësohen prej të vaksinuarve për shkak se vaksinat nuk mbrojnë 100 për qind, ekziston mundësia që personi i vaksinuar të jetë burim i infeksionit.

“Të gjitha vaksinat e dhëna deri më tani te ne, sipas llogaritjeve të profesorit Trajkovski kanë pasur 73 përqind efekt mbrojtës. Por ajo përqindje do të zvogëlohet dita ditës me depërtimin e variantit “delta”. Edhe një i vaksinuar do të ketë 30 për qind mundësi që të infektohet. Të ketë orë policorë është e palogjikshme kur tashmë i kemi vaksinat.” thotë ai.

Ndryshe, procesi i vaksinimit në terren në RMV vazhdon dhe sot, ndërkaq qytetarët e RMV-së mund të paraqiten për t’u vaksinuar edhe në shtëpi, nëse ata nuk mund të shkojnë në pikat e vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button