RMV, Antikorrupsioni e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për korridoret 8 dhe 10

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni sot i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese iniciativë për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjike për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të veçantë për nxjerrjen e masës kohore të zbatimit të tij, derisa gjykata nuk deklarohet, kanë konfirmuar për MIA-an nga Antikorrupsioni, transmeton Portalb.mk.

Për këtë ligj, i cili veç më është shpallur në Gazetën Zyrtare, nga Antikorrupsioni, pas kontrollit të kryer, vlerësuan se është me rrezik të lartë për korrupsion dhe konflikt të interesave dhe në thelb e suspendon sistemin juridik në shtet, duke përjashtuar zbatimin e ligjeve të tjera në tërësi apo pjesërisht.

“Suspendimi i të drejtës pozitive, shkelja e vlerave themelore të përcaktuara në Kushtetutë, mundëson arbitraritet, diskrecion, mundësi për keqpërdorim të funksionit të autorizimit publik, pozitës zyrtare apo pozitë për realizimin e interesit në mënyrë direkte apo nëpërmjet ndërmjetësuesit për vete apo për dikë tjetër, me një fjalë rrugë të hapur për veprimtari korruptive por dhe situata të mundshme për konflikt të interesave si holl për korrupsionin, ndërsa me gjithë këtë edhe krijimin e rreziqeve reale për thellimin e problemeve me korrupsionin si dhe, sulm të drejtëpërdrejt ndaj të gjitha masave dhe aktiviteteve që ndërmerren për shtypjen e të keqes së theksuar. Me miratimin e këtij ligji shkelet e drejta e garantuar me Kushtetutë e tregut dhe ndërmarrësisë dhe obligimi i republikës që të sigurojë pozitë të barabartë juridike për të gjithë subjektet në treg dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejt edhe me obligimin e shtetit që të ndërmerr masa kundër pozitës së monopolit dhe sjelljes së monopolit në treg. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me miratimin e këtij ligji, vepron në kundërshtim me dispozitën kushtetuese e cila përcakton se në cilin rast mund të kufizohet me lirinë ligjore të theksuar”, tha ajo.

Antikorrupsioni vlerëson se, gjithashtu në ligj ka zbrazëtira ligjore të cilat lënë hapësirë të hapur për subjektivizëm, arbitraritet, ndikim politik, diskrecion gjatë konstituimit të komitetit për negociata, ndërsa në llogari të profesionalitetit, kompetencës dhe profesionalizmit.

Deputetët e miratuan këtë ligj me procedurë të shkurtuar. Ligjin që e miratoi Kuvendi, me propozim të një grupi deputetësh, është realizim konkret i Memorandumit që e nënshkroi Qeveria me kompaninë “Bechtel Enka”, si investitor strategjik për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafëthanë, si dhe Prilep – Manastir. Me atë për herë të parë parashihet ndërtimi përmes modelit të ri pa shpalljen e tenderit, për çka pushteti siguron se do t’i jap rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Me zgjidhjen ligjore të propozuar rregullohet projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Korridorit 8 dhe 10 dhe projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Korridorit 10 D, si dhe projekte individuale për investime kapitale me rëndësi strategjike nacionale për shtetin.

Presidenti, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për shpalljen e këtij ligji.

“Ligji është miratuar me shumicën e nevojshme, me çka asnjë deputet apo grup parlamentar nuk ka votuar kundër. Të gjitha institucionet dhe individët që kanë dyshime në lidhje me kushtetueshmërinë e Ligjit, mund të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese e cila është institucioni i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera të përgjithshme”, u tha në kumtesën e dërguar nga kabineti i presidentit.

Ndërkaq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski, deklaroi se Qeveria ka plan “B”, nëse ligji kontestohet para Kushtetueses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button