Bulevardi “Nikolla Karev” u bë me katër korsi nga Bit-pazari deri në Momin Potok

Premtimi: Zgjerimi i bulevardit “Nikolla Karev”

[Burimi:  Programi zgjedhor i Petre Shilegov – “Jetë për të gjithë në Shkup!”, faqe 19 – data, tetor, 2017]

 

ARSYETIMI:

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, për zgjedhjet lokale (tetor 2017), në të cilat si kandidat i LSDM-së kërkoi besimin për funksionin e kryetarit në kryeqytet, premtoi zgjerimin e bulevardit “Nikola Karev”. Ky premtim i Shilegovit, i deklaruar në programin e tij zgjedhor, “Jetë për të gjithë në Shkup!“, në kuadër të projektit: “Zgjidhje të reja të trafikut, zgjidhim bllokimin e qytetit!” (fq. 19), është përmbushur.

Rikonstruimi i këtij bulevardi u zhvillua në dy faza dhe ka përfunduar plotësisht. Këto ditë kanë përfunduar punimet nga udhëkryqi në kazermën “Ilinden” në Momin Potok, në gjatësi totale prej 980 metrash, ndërsa më 17 korrik kjo pjesë u lëshua zyrtarisht në përdorim, shkruan Vërtetmatësi.

Bulevardi Nikolla Karev, foto: skopje.gov.mk

Bulevardi tani ka 4 korsi trafiku, me gjelbërim të ndarë dhe shtigje të përziera për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët. Është vendosur kanalizim i ri i atmosferik, ndriçimi LED, ndërsa afër kodrës është ndërtuar një mur mbajtës në gjatësi prej 690 metrave. Investimi i përgjithshëm në fazën e dytë të ndërtimit të kësaj rruge, i cili filloi në fund të vitit të kaluar (dhjetor 2020), është rreth 160 milion denarë.

Bëhet fjalë për rrugë jashtëzakonisht të ngarkuar që përdoret më së shumti nga banorët e Karposhit, Qendrës, Çairit, Shuto Orizares, Butelit dhe Gazi Babës, por si rrugë tranzit përdoret edhe nga ata që kalojnë vetëm nëpër këtë pjesë të qytetit. Kjo rrugë do të pasohet nga kryqëzimi i ri në Momin Potok, ndërtimi i të cilit do të fillojë javën e ardhshme, dhe me përfundimin e saj ne presim që të zvogëlojmë ndjeshëm bllokimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit – tha Shilegov në hapjen zyrtare të bulevardit.

Rikonsturimi i bulevardit “Nikola Karev” filloi në dhjetor të vitit 2019, ndërsa në maj të vitit 2020 përfundoi faza e parë e zgjerimit nga kryqëzimi në Bit-pazar deri në hyrje të kazermës “Ilinden”, me gjatësi totale prej 1.440 metrave.

Foto: skopje.gov.mk

Vërtetmatësi” pranverën e kaluar analizoi këtë premtim të Shilegovit dhe më pas e vlerësoi atë si pjesërisht të përmbushur. Tani, me zgjerimin dhe komisionimin e seksionit të dytë të bulevardit – nga kryqëzimi në kazermat Ilinden deri në kryqëzimin në Momin Potok, këtë premtim e konsiderojmë premtimin të përmbushur.

*****

Përndryshe, zgjerimi i bulevardit “Nikola Karev” ishte premtuar nga kryetari i mëparshëm i Shkupit, Koce Trajanovski për zgjedhjet lokale në 2013. Pastaj, ai në programin e tij zgjedhor “Punë të reja për progres të ri, punë të reja për një Shkup më të mirë” (fq. 55), premtoi se zgjerimi i këtij bulevardi do të bëhej në periudhën (2013-2015), por kjo nuk ndodhi.

BURIME:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button