fbpx

Lewandowski është shpallur Futbollisti i Vitit në Gjermani për të dytin vit radhazi

Robert Lewandowski është shpallur Futbollisti i Vitit në Gjermani për të dytin vit radhazi, duke lënë pas vetes Thomas Mullerin (Bayern Munich) dhe Erling Haalandin (Borussia Dortmund), transmeton Telegrafi.

Sulmuesi i Bayern Munichut e fitoi këtë çmim në sezonin 2019/2020 pas tripletës me bavarezët, ndërsa polaku ka qëndruar në të njëjtin nivel edhe në edicionin 2020/2021.

Performanca e tij u ndihmoi bavarezëve që ta fitonin titullin e nëntë radhazi në Bundesliga, ndërsa ai e theu edhe rekordin 49 vjeçar të Gerd Muller.

Lewandowski mori 315 vota më shumë se pozita e dytë (Muller) dhe 318 vota më shumë se vendi i tretë (Haaland).

“E di se sa i madh është ky nderim. Për mua, paraqet një shenjë krenarie dhe kënaqësie, sepse rrallë mund ta fitosh dy herë radhazi çmimin e Futbollistit të Vitit në Gjermani”, ka deklaruar 32-vjeçari.

Lewandowski shënoi 48 gola në 48 paraqitje në të gjitha garat me Bayernin në sezonin e kaluar, ndërsa 41 prej tyre i realizoi në 29 paraqitje në Bundesliga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button