fbpx

Shqipëri, 22 raste të reja me COVID-19, konfirmohet varianti Delta

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 22 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, në vend është konfirmuar prezenca e variantit Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.875.

Ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë gjatë orëve të fundit, dhe numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar edhe 14 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.139 dhe raste aktive në vend janë 280.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.078 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 879.340 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, ministria ka konfirmuar prezencën e variantit Delta në Shqipëri dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1.134.085 vaksinime dhe 496.714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button