fbpx

Ohri u shpëtua, Maqedonia e Veriut u zotua para UNESKO-s se do ta mbrojë perlën e saj

Komiteti për trashëgimi kulturore i UNESKO-s në sesionin e tij të 44-të, i cili po mbahet në Fuxhu (Republika Popullore e Kinës), solli vendim që Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Rajonit të Ohrit të mos vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik, njofton Portalb.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se me këtë vendim është njoh dhe u respektua progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së vlerës së jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit.

“Me këtë vendim, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u zotuan që të miratojnë plan të përbashkët strategjik për rehabilitim të Rajonit dhe në mënyrë plotësuese ta ngrisin nivelin e mbrojtjes bilaterale dhe menaxhimit me trashëgiminë botërore. Të dy vendet marrin më shumë kohë që t’i realizojnë rekomandimet të cilat dalin nga monitoring misionet reaktive dhe vendimet e Komitetit”, theksoi sot ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit kombëtar të UNESKO-s, Irena Stefoska.

Ajo porositi se ky vendim është momenti i fundit, alarmi i fundit që të intensifikohen aktivitetet e të gjithë palëve të tanguara me qëllim që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit.

Krahas bashkëpunimit të përforcuar konkret me Shqipërinë, në periudhën që pason, Stefoska thotë se e përforcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me Qendrën për trashëgimi botërore dhe trupa këshilldhënës të UNESKO-s, si dhe me Bashkimin Evropian dhe të gjithë partnerët e tjerë strategjik me qëllim të rehabilitimit adekuat dhe menaxhim me Rajonit e Ohrit-Strugës.

Ndërsa, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka falënderuar Komitetin e UNESKO-s që ka njohur përpjekjet dhe ka miratuar amendamentin e propozuar i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra.

“Veçanërisht falënderoj Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës. Gjithashtu, shpreh falenderim për kolegët e mi australianë dhe norvegjezë për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme miqësore”, ka theksuar ai.

Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni, potencoi Nuredini, do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore.

“Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit”, ka thënë ministri Nuredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button