RMV, filloristët në lëndën e shoqërisë do të mësojnë për respektin mes vete, më të moshuarve, të dallimeve dhe mjedisit në të cilin jetojnë

Materialet për mësim të lëndës shoqëri për klasë të parë është konceptuar që t’i plotësojë interesat e fëmijëve të tanishëm siç është kreativiteti, kurioziteti dhe hulumtimi, thotë autorja e librit Glikerija Ilioska, njofton Portalb.

Ilioska shpjegon se pasuria nga ilustrimet, ushtrimet dhe aktivitetet, tek fëmijëve nxit interes për zbulim të gjërave të reja, hulumtim, ndërsa me të çon edhe drejt zhvillimit të operacioneve më të larta mendore, e jo vetëm përsëritje riprodhuese të fakteve dhe hollësive.

Sipas autores së librit, materiali për mësim i çon fëmijët në hulumtim dhe fitim të dijenive për veten, shkollën në të cilën mësojnë, shtëpinë në të cilën jetojnë dhe për mjedisin i cili i rrethon.

“Përmes tij, filloristët do të mësojnë se si të respektohen mes vete dhe se si t’i respektojnë dallimet midis njerëzve. Se si të sillen ndaj natyrës dhe mjedisit jetësor, ndaj të moshuarve, por edhe ndaj shokëve të tyre. Dhe gjithë këtë do ta mësojnë në mënyrë të lehtë, të thjeshtë përmes lojës dhe zgjidhjes së problemeve”, thotë Ilioska.

Materiali i përmban bazat për të fituar dituri për barazi gjinore, jetesë interkulturore, inkluzion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në shoqërinë tonë dhe gjithë kjo e mbuluar me përmbajtje të cilat do t’i zhvillojnë aftësitë socio-emocionale të të jetuarit.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se me fillimin e vitit të ri shkollor do të fillojë edhe implementimi i proceseve reformuese në arsimin fillor të cilat duhet tërësisht të zbatohen në 5-6 vitet e ardhshme. Nxënësit nga klasa e parë dhe e katërt do të mësojnë sipas Konceptit të ri, me programe të reja mësimore dhe libra plotësisht të rinj të cilët tanimë janë bë fazë përpunimi dhe botimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button