Xhudistja Arbresha Rexhepi u eliminua nga britanikja Çellsi

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në xhudo në Lojrat Olimpike në Tokio, Arbresha Rexhepi, mbylli garat në raundin e parë të eliminatoreve olimpike. Rexhepi u mund nga britanikja Zhill Çellsi, me ipon ose ndërprerje të garës, transmeton Alsat-M.

Rexhepi ishte përfaqësuesja e tretë e Maqedonisë në “Tokio 2020”, pasi që ditë më parë mbyllën garat Borjan Brankovski me gjuajtje me pistoletë dhe notuesi Filip Derkoski.

Derkoski regjistroi kohën më të mirë personale në këtë vit, ose 76 të qindta më shpejtë se koha që është paraqitur për garat në Tokio 2020, mirëpo kjo ishte e mjaftueshme vetëm për pozitën e fundit në grupin eliminator.

Ndërkohë Brankovski, nuk siguroi kualifkimin në finale të garës të gjuajtjes me pistoletë ajrore në 10 metra, duke u ndalur në vendin e 20-të, por duke siguruar rekord të ri shtetëror me 573 rrethe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button