RMV, UNESKO sot do të vendosë për Ohrin

Komiteti për Trashëgimi botërore pranë Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESKO) sot duhet zyrtarisht të vendosë se nëse Ohri do të vendoset në Listën e trashëgimive kulturore dhe natyrore botërore në rrezik ose vendit do t’i jepet afat shtesë prej dy vitesh për implementim të rekomandimeve të UNESKO-s, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Siç u njoftua dje, është arritur kompromis në bazë të së cilit Maqedonisë së Veriut i jepet afat i ri edhe dy vite në të cilin duhet t’i realizojë premtimet dhe me këtë të arrijë ta ruajë statusin e rajonit të Ohrit.

Sipas një burimi kyç në negociata, kompromisi parashikon listë precize të obligimeve dhe përcaktimeve kohore për realizimin e tyre, si dhe mbikëqyrje të rreptë nga UNESKO.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska në fjalimin e saj para pjesëmarrësve në sesionin -të të Komitetit i cili mbahet në qytetin kinez Fuxhou, ka kërkuar vazhdim të afateve që të mundësohet veprim i mëtejmë në të gjithë sferat për mbrojtje plotësuese të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore. Ajo ka theksuar se vendi gjatë dy viteve të kaluara ka demonstruar qëndrueshmëri dhe gatishmëri që t’i intensifikojë përpjekjet për realizim të rekomandimeve dhe vërejtjeve të UNESKO-s.

Në vazhdim të afatit për implementim të rekomandimeve nga UNESKO shpreson edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili dje gjatë vizitës në Ohër theksoi se shteti do ta respektojë atë vendim dhe do të synojë për implementim të reomandimeve për ruajtje të statusit të rajonit të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button