fbpx

RMV, Ministria e Shëndetësisë nuk do ta ndërpres kontratën për vaksinat “Sputnik” edhe pse 6 muaj nuk ka asnjë dërgesë

Ministria e shëndetësisë nuk e ka ndërmend të ndërpresë kontratën për blerje të vaksinave ruse kundër kovid-19 “sputnik”, të cilat tashmë gjashtë muaj nuk janë dorëzuar. Në shkurt, ministria nënshkroi kontratë me prodhuesin rus për furnizimin e 200.000 dozave, por deri më tani janë dorëzuar vetëm 6.000 vaksina. Për muaj me radhë nuk ka asnjë dërgesë, nuk ka njoftim se kur do të arrijnë sasi të reja dhe me çfarë dinamike do të bëhet dorëzimi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Me shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesi rus problem kanë edhe vende të tjera, ndërsa Argjentina dje njoftoi se po e shqyrton ndërprerjen e kontratës, sepse dorëzimi i 18,5 milionë dozave është vonuar.

Ministria e Shëndetësisë duke iu përgjigjur pyetjes së SDK, thonë se tani për tani ata nuk mendojnë për ndërprerje të kontratës, por ata nuk thonë se çfarë parashikon kontrata dhe nëse ka shkelje.

“Vaksinat nuk janë paguar. Pagesa bëhet në përputhje me marrëveshjet e lidhura. Tani për tani, nuk ka plane për të ndërprerë kontratën. Ministria e shëndetësisë informon me kohë publikun për çdo dërgesë vaksinash që mbërrijnë në vendin tonë”, u përgjigjën nga kabineti i ministrit Venko Filipçe në pyetjen se sa para janë paguar deri më tani për vaksinat “sputnik”.

Më 2 qershor, ministri Filipçe tha se 10.000 doza “sputnik” duhet të mbërrijnë deri më 10 korrik, por njoftimi nuk u përmbush. Vaksinat nuk kanë mbërritur dhe as nuk ka ndonjë njoftim se kur do të dorëzohen sasi të reja.

Dërgesa e parë prej 3,000 vaksinave mbërriti në vend në 7 Mars dhe në Aeroportin e Shkupit u prit nga ministri Filipçe dhe ambasadori rus Sergej Baznikin. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, mbërritën edhe 3.000 doza për rivaksinim.

Në prill, përmes një donacioni nga Serbia, Maqedonia mori 40.000 doza “sputnik”, me çka filloi vaksinimi masiv i grupeve kritike në vend në “Arenën A1 Boris Trajkovski”.

Vaksinimi në vend bëhet me vaksinat e “Pfizer”, “AstraZeneka” dhe “Sinovak”. Deri më tani, 481.268 qytetarë e kanë marrë dozën e parë, dhe 318,900 janë rivaksinuar. Vaksinimi bëhet pa caktuar termin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button