Distria Krasniqi nga Kosova fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo sot mundi në finale japonezen Funa Tonaki, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.
Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.
SUPER KRENARË. FALEMINDERIT QË JU KEMI????????????
Photo credits: @Judo pic.twitter.com/WH2L1GuAT4
— NOC KOSOVO ? (@NOCKOSOVO) July 24, 2021
Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitore së Majlinda Kelmendit po në xhudo në Lojërat Olimpike ne Rio në vitin 2016.
Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat në xhudo, mundje, not dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.
Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.
LEXO: Xhudistja Distria Krasniqi siguroi finalen në Tokio 2020