RMV, u realizua video-takim me bartësit e parë të MKARTËS

 Në kuadër të projektit Mkarta, sot u realizua video-takim me përfaqësues të njohur të diasporës, të zgjedhur për të qenë bartës të MKartës, projekt nën kompetencë të Ministrisë lidhur me diasporën, që është prezantuar në maj të këtij vitit nga Ministri Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) informojnë se me propozim të përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kartën e morën gjithsej 68 pjesëtarë të shquar të diasporës sonë, në mesin e të cilëve, shkencëtarë, profesorë universitarë, mjekë, artistë, biznesmenë, menaxherë dhe pronarë kompanish, të cilët, me suksesin e tyre profesional, e prezantojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Me projektin Mkarta krijohet urë për bashkëpunim mes Diasporës dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe rrjet i suksesshëm dhe i vlefshëm i personaliteteve të cilët janë më të mirët në profesionet e tyre dhe që me veçantinë e tyre kanë lënë shenjë në rrethinën ku me sukses janë të integruar. Qëllimi ynë është që t’i forcojmë lidhjet me diasporën. Krahas kësaj, t’i nxisim që bashkërisht të gjejmë mënyrë dhe t’i zgjerojmë mundësitë e bashkëpunimit, të përfshirjes së tyre në jetën shoqërore të vendit dhe të kenë rol të mëtejshëm aktiv në promovimin e vendit tonë në diasporë”, thonë nga MPJ

Nga MPJ thonë se me kartën fitohen beneficione të caktuara si: përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut, mbështetje në rast të bizneseve të reja, hyrje të lirë në ngjarje kulturore, në muze dhe në galeri, ndërsa do të fitoheshin edhe lehtësime të tjera, në zgjerimin e të cilave po punohet, në bashkëpunim me institucione të tjera. Projekti MKarta është proces i vazhdueshëm dhe do të vazhdojë, varësisht nga propozimet që do të mbërrijnë nga ana e përfaqësive diplomatike-konsullore.

“Video-takimi i sotëm pason pas pritjes të organizuar në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme për pjesëtarët e diasporës, por edhe si vazhdim i projekteve të shumta që po i zhvillon Ministria, e që drejtpërdrejtë janë të lidhura me diasporën”, thuhej mes të tjerash në kumtesën e MPJ-së.

Ndryshe, më poshtë mund të shihen emrat e personave të përzgjedhur nga MPJ për MKartën.

  1. Samed Vinca- Sekretar i organizatës më të madhe e cila i bashkon qytetarët tanë në Vjenë. Biznesmen i njohur në bashkësinë austriake të biznesit.
  2. Zare Markovski-Trajner basketbolli. Njëzet e katër sezone, karrierë trajneri dhe pjesëmarrje në gara elite, në radhë të parë në ato evropiane – në Turqi, në Francë, në Zvicër.
  3. Bllagoj Nacoski- Tenor i njohur në botë. Në vitet e kaluara shënon suksese të mëdha në Skalën e Milanos, në Nju Jork,  Tokio, Paris, Parmë, Bangkok, Makao, Napoli, Valencia.
  4. Dr. Dimitar Efremov- Shkencëtar i njohur me punime të botuara në revistat më të njohura botërore nga lëmi i hematologjisë, onkologjisë dhe imunologjisë.
  5. 5. Ivo Boshkovski- Kirurg eminent dhe i çmuar, gastroenterolog nga Italia.
  6. Neda Ahçieva- Konsultante e dikurshme për programet arsimore të UNESCO-s në Doha. Aktualisht e angazhuar si specialiste projektuese në fondacionin shtetëror të Katarit për arsim, shkencë dhe zhvillim social.
  7. Eleni Korovesh -Ekonomiste-analiste financiare në Katar.
  8. Goran Petrovski- Endokrinolog me renome nga Katari. Ligjërues në konferencat ndërkombëtare të teknologjisë për diabetin në Evropë, në SHBA, në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Afrikë.
  9. Besim Zeqiri -Menaxher në Kompaninë Investuese të Norvegjisë. Udhëheqës i NORMAK – Zona e Lirë Ekonomike.
  10. Igor Pançevski -Pronar i mëhershëm i kompanisë në Norvegji në lëmin e Teknologjisë IT, me mbi 400 të punësuar dhe drejtor i përtashëm në sektorin e zhvillimit strategjik të kompanisë. Shpikës i aplikacionit Sparkpark dhe bashkëpronar i SparkparkAS, Norway, aplikacion i cili së shpejti do të përdoret nga të gjithë provajderët e skuterëve elektrikë në vendet skandinave dhe në BE.
  11. Katerina Tuxharovska Nastevska -Përkthyese dhe veprimtare e diasporës sonë në Norvegji.
  12. Melaim Mena -Biznesmen i suksesshëm nga Norvegjia.
  13. Ruzhdi Hoxha  -Person i njohur e diasporës sonë në Norvegji. Biznesmen.
  14. Suhat Mustafa- Biznesmen nga Norvegjia. Anëtar aktiv i diasporës sonë.
  15. Kumrije Rushiti- Avokate nga Norvegjia. Anëtare aktive e diasporës sonë.
  16. Riste Gushterov-Biznesmen i suksesshëm, filantrop dhe humanist nga SHBA.
  17. Gligor Tashkoviq- Biznesmen i suksesshëm nga SHBA. Anëtar aktiv i bashkësisë sonë.
  18. Aco Sokollovski- Biznesmen i suksesshëm dhe novator nga SHBA.
  19. Cane Kllokanovski- Menaxher i filialit të kompanisë së aeroplanëve në SHBA.
  20. Pobeda Piskaçeva Ristiq -Producent i pavarur,  udhëheqës dhe gazetar në Kanada, me mbi njëzet vjet përvojë.
  21. Elena Stojçeska -Profesoreshë e flautit e klasit më të lartë, drejtoreshë e përtashme e Konzervatoriumit në Livry-Gargan. Aktive në promovimin e kulturës sonë në Francë, në 15 vitet e fundit.
  22. Fejsal Dalipi -Gastronom i njohur në Kopenhagë.
  23. Silvana Silva- Piktore e njohur në Danimarkë.
  24. Bardhyl Islami- Gazetar nga Danimarka.
  25. Naim Jumniu- Gazetar radioje nga Danimarka.
  26. Adnan Asanovski- Biznesmen i njohur nga Danimarka.
  27. Daut Elmazi- Menaxher në një kompani private daneze.
  28. Toni Nedellkovski- Hotelier i njohur dhe pronar restoranti në Danimarkë.
  29. Metodija Papazoski- Specialist për administrimin dhe menaxhimin e kërkimeve, e projekteve konsultative dhe këshillëdhënëse nga disa vende në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Ekspert i njohur në lëmin e vet në Poloni.
  30. Tomislav Kecman- Bashkëpronar i disa fabrikave prodhuese të industrisë së metaleve dhe pronar i disa pasurive të paluajtshme në SHBA, Poloni dhe në Austri. Veprimtar në Shoqatën polake-maqedonase, doajen i përfaqësuesve tanë në diasporë.
  31. Lubço Petrovski- Biznesmen aktiv në tregtinë ndërkombëtare dhe logjistikë me Kinën dhe mbi 20 vjet e rrit eksportin e verës në Kinë.
  32. Femi Islami- Biznesmen i njohur nga Danimarka.
  33. Frosina Vitkovska- Doktor i shkencave të filozofisë dhe të gjuhësisë dhe profesor inordinar në Kolegjin e gjuhëve të huaja pranë Universitetit juridiko-ekonomik Xhongnan në Vuhan. Hulumtues linguistik, autor i fjalorit dhe i doracakut bashkëbisedues maqedono-kinez dhe i disa përmbledhjeve poetike.
  34. Tatjana Kob – Doktori i mjekësisë, profesoreshë në Universitetin Xhegjiang në Hangxhoui, e udhëheq programin Menthorship4SDGs. Ajo është ndërkombëtarisht aktive si këshilltare për grante në lëmin e shëndetit publik (në kuadër të OBSH) dhe i një spektri të gjerë veprimtarish në sektorin humanitar dhe në diplomacinë shëndetësore (UNHCR, UNICEF).
  35. Radmilla Tomovska0 Profesoreshë në Universitetin Bask në Spanjë.
  36. Vladimir Poposki- Oftalmolog i njohur në Spanjë.
  37. Xhejson Kambovski- Veprimtar i diasporës sonë dhe i shoqatave në Viktoria, Australi.
  38. Sllavko Veselinovski- Promotor aktiv dhe mbështetës i diasporës sonë në Australi.
  39. Violeta Çapovska- Piktore e njohur nga Australia.
  40. Sumer Sipahi- Emër i njohur i jetës politike dhe shoqërore në Turqi.
  41. Hylja Abdulla- Pjesëmarrëse aktive në veprimtaritë e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, si konsultante, e angazhuar edhe në forumet afariste të mbajtura në Republikën e Turqisë në kuadër të projekteve investuese.
  42. Melehat Pars- Është autore e fjalorit turqisht-maqedonisht si dhe përkthyese. Është një prej nismëtarëve të hapjes së katedrës së gjuhës maqedonase në Universitetin e Ankarasë.
  43. Ismail Izeti- Biznesmen i njohur në Gjermani dhe anëtar aktiv i diasporës.
  44. Sabedin Abazi- Biznesmen i njohur në Gjermani dhe anëtar aktiv i diasporës.
  45. Ardian Mustafa- Zëvendëskryetar i shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani. Emër i njohur në diasporë.
  46. Nakibe Ademi- Avokate e njohur nga Hamburgu, Gjermani.
  47. Ilir Fejzuli- Anëtar aktiv i diasporës sonë dhe i shoqatës Mërgimi në Itali.
  48. Zoran V’llkov -Veprimtar i njohur i diasporës sonë në Tuzël, Bosnjë dhe Hercegovinë.
  49. Emica Niami Nallbantiq- Gazetar shumëvjeçar dhe anëtar aktiv i diasporës sonë në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
  50. Amela Limani- Emër aktiv i diasporës sonë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Drejtore e kompanisë për biznes dhe konsalting në nivel rajonal.
  51. Todorka Gajdova Jovanoviq- Përfaqësuese aktive e bashkësisë sonë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
  52. Virxhinia Evans- Organizatore shumëvjeçare e Festivalit të Filmit të Maqedonisë
  53. Ferzi Beqiri- Biznesmen i njohur nga Toronto. Aktiv në jetën kulturore-shoqërore të diasporës sonë në Kanada.
  54. Dr. Zhan Gogushev- mjek, hulumtues në INSERM, specialist onkolog në Francë.
  55. Jasmina Shopova- Funksionar i lartë i dikurshëm në UNESCO. Aktive në promovimin e vendit tonë në planin kulturor, që nga pavarësia deri më sot, si dhe në lëmin e veprimtarive tona në UNESCO, në vitet e kaluara.
  56. Marijan Denkov- Pronar shtëpie dizajni, me renome botërore.
  57. Goran Sekullovski- Profesor-hulumtues në Universitetin e Parisit 8, Francë.
  58. Vaska Vandevska Radunviq- Doktore e shkencave, profesoreshë dhe shefe e repartit të ortodontisë në Universitetin e Oslos. Kryetare e zgjedhur e Kongresit të Shoqërisë Evropiane të Ortodontisë, që do të mbahet në Oslo në vitin 2022.
  59. Zoran Radunviq- Kardiolog i njohur dhe udhëheqës në qendrës mjekësore “Qendra specialistike park Pilestredet” në Norvegji. Pjesëmarrës në shumë projekte kërkimore.
  60. Blerim T. Gjoni-Filantrop. Aktiv në jetën politike dhe shoqërore në Norvegji.
  61. Zorica Azanjac- Mjeke. Person i suksesshëm dhe i njohur i diasporës sonë në Norvegji.
  62. Mensur Shaqiri- Inxhinier në lëmin e teknologjisë IT. Person afarist i suksesshëm dhe anëtar aktiv i diasporës sonë në Norvegji.
  63. Emilija Kotevska-Neurolog dhe internist i njohur dhe i çmuar në Poloni. Organizatore e shumë veprimtarive për propagimin e vendit tonë në Poloni dhe për ndihmën e diasporës.
  64. Zoran Stojçev-Udhëheqës i repartit të kirurgjisë onkologjike në Radom, Poloni. Emër i njohur në lëmin e vet dhe promotor i vendit tonë në Poloni.
  65. Zdravko Stamatoski- Ligjërues akademik, gjuhëtar dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën polake. Lektor i gjuhës maqedonase nës disa universitetet të Polonisë.
  66. Gjorgji Dimçevski- Përfaqësues i etabluar i gjeneratës së re të muzikantëve të Maqedonisë së Veriut, me karrierë botërore të çmueshme. Koncert-maestro i Orkestrës së Valencias, Spanjë.
  67. Maika Makovski- Artist muzikor nga Spanja. Ka të ndërtuar karrierë ndërkombëtare të suksesshme, por, rrënjëve të veta maqedonase u është kthyer vetëm para disa viteve.
  68. Toni Matiçevski- Dizajnues mode nga Australia, me renome ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button