Zaev: ME BDI-në, BESËN dhe PDSH-në kemi koalicion për zgjedhjet lokale, në raundin e parë të gjithë me kandidatët e tyre, në të dytin do të koalicionojmë

LSDM ka koalicion me BDI-në, PDSH-në dhe Besën me të cilat do të kandidojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha kryeministri Zoran Zaev sot në Manastir, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Ne ende nuk mund t’i themi detajet sepse nuk i dimë emrat e kandidatëve, por ne i dimë parimet e koalicionit. Aty ku të gjitha partitë nga partnerët e koalicionit kanë kandidatë, është logjike që të gjithë të garojnë në raundin e parë, qytetarët do të vendosin se kush vlen dhe kush jo, dhe pastaj ne do të mbështesim koalicionin,” tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes në një gazetari se çfarë do të thoshte për LSDM-në që BDI dhe Besa do të koalicionojnë në zgjedhje.

Ai theksoi Tetovën si shembull, si një komunë ku ndoshta do të ketë më së shumti kandidatë për kryetar komune, nga BDI, Besa, PDSH dhe, siç tha ai, ndoshta edhe nga LSDM.

“Dihet, të gjithë shkojnë në raundin e parë, dhe pastaj ne mbështesim njëri-tjetrin,” shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button