Raporti i departamentit shtetëror i SHBA:  korrupsioni është problem për biznesin në RMV

Korrupsioni është një problem i vazhdueshëm për të bërë biznes në RMV, megjithëse korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, thuhet në raportin e  fundit të klimës së investimeve të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve 2021, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Raporti për RMV-në vëren se në përgjithësi, “vendi ka një mjedis rregullator kompleks, me ndryshime të shpeshta rregullatore dhe ligjore, të cilat së bashku me interpretimin e paqëndrueshëm të rregullave krijojnë një mjedis të paparashikueshëm biznesi që çon në korrupsion.”

“Qeveria në përgjithësi po zbaton ligjin, por ka raporte të shumta që disa zyrtarë mbeten të përfshirë në aktivitete korruptive,” thuhet në këtë raport.

Raporti gjithashtu përmend që kompanitë e mëdha të huaja në zonat industriale teknologjike zakonisht kanë marrëdhënie të mira me zyrtarët, qeveritarët, dhe se komisioni Antikorrupsion ka hapur disa hetime korrupsioni, përfshirë zyrtarë të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button