Rritet në 123 numri i personave të prekur me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Gjithsej 123 persona të akredituar për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit (COVID-19), thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koronavirusi u regjistrua tek 17 persona të tjerë, njoftoi Komiteti Organizativ i Tokios.

Në mesin e sapo të infektuarve është një atlet jashtë Japonisë dhe një person i cili ndodhet në Distriktin Olimpik të Tokios.

Më tej thuhet se është vërejtur se 14 nga 15 personat e tjerë ishin të punësuar me kontratë në turneun.

Personat që rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 janë vendosur në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button