fbpx

Xhudistja Distria Krasniqi siguroi finalen në Tokio 2020

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, është nisur drejt finales në Lojërat Olimpike Verore, që po mbahen në Tokio. Ajo ka mposhtur sot lojtaret, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se xhudistja Krasniqi veçse i ka siguruar Kosovës medalje olimpike.

“Urime Kosovë medalja e dytë olimpike”, ka thënë ky Komitet përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Kosova e ka fituar medaljen e parë olimpike përmes xhudistes Majlinda Kelmendi në Rio 2016. Kurse këtë herë Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button