Pas Boki 13 edhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva është dërguar në Burgun e Idrizovës

Pas Bojan Jovanovskit (Boki 13), sot në burgun e Idrizovës është dërguar edhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Dërgimi vijon pasi që Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë  për rastin “Reket” dhe i njëjti tani është i plotfuqishëm. Sipas aktgjykimit, Janeva duhet t’i mbajë 7 vjet burg, ndërkaq Jovanovski 9.

Në rastin “Reket”, Boki 13 u akuzua se, ndikoi te kryeprokurorja speciale, Katica Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 eurove, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 eurove. Kiçeec në seancën e parë në dhjetor 2019  u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button