Ngasja e xhipit ndot më së shumti, biçikleta dhe transporti publik janë më ekologjiket (Infografik)

Makinat e vjetra me dizel motor lëshojnë më së shumti gazra të dëmshëm në atmosferë, ndërsa biçikleta si mjet transporti është bindshëm mjeti më ekologjik në aspekt të parandalimit të ndryshimeve klimatike. Të dhënat e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të publikuara në ueb-faqen klimatskipromeni.mk tregojnë se ndër makinat me dizel ndotësit më të mëdhenj janë xhipat, gjegjësisht automjetet e terrenit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në analizën e tyre, është bërë një krahasim i llojeve të ndryshme të automjeteve në transportin rrugor, të cilat përfshijnë emetimet mesatare ditore të dyoksidit të karbonit (CO2) për pasagjer në 12 km të kaluara në ditë me mjete të ndryshme transporti. Kështu, automjet terreni- xhip që punon me motor dizel me standard EURO 3 për të kaluar këtë distancë, do të lëshojë në atmosferë 2,61 kilogram dyoksid karboni.

Kundrejt kësaj, nëse drejtoni një SUV identik me një motor me benzinë, me standard ​​EURO 3, atëherë pasi të kalohen do të emetohen mesatarisht 12 km 2.21 kg dyoksid karboni. Kjo tregon se sa në të vërtetë automjetet me naftë ndotin më shumë krahasuar me ato me benzinë, veçanërisht nëse blihen me standarde EURO më të ulëta.

Ajo që mund të vërehet nga analiza është se pajisjet për gaz në makina kontribuojnë në faktin që automjetet e vjetra të ndotin më pak ajrin. Një automjet pasagjerësh me standard EURO 2 (klasa e mesme) nëse lëviz me benzinë ​​lëshon 1.79 kg dyoksid karboni, ndërsa i njëjti automjet në gaz për 12 km ka emisione prej 1.57 kg CO2.

Për sa i përket ndryshimeve klimatike, nëpërmjet një shembulli praktik mund të kuptohet se si automjetet e reja janë më ekologjike krahasuar me automjetet e përdorura në trafik. Një makinë hibride me motor EURO 6 (klasa e mesme) lëshon vetëm 0.74 kg dyoksid karboni për 12 km.

Të dhënat në vendin tonë, identike me informacionet që janë në dispozicion nga BE, tregojnë se transporti publik është mjet transporti shumë më ekologjik ndaj mjedisit sesa transporti individual. Për shembull, një autobus qyteti me motor dizel EURO 1, që transporton mesatarisht 40 pasagjerë, lëshon 0.41 kg CO2 për 12 km.

Më në fund, biçikleta si mjet transporti është miku më i madh i mjedisit, sepse qytetari që do të kalojë 12 kilometra nëpër qytet me biçikletë pa motor ndihmës nuk do të lëshojë aspak dyoksid karboni në atmosferë.

Përndryshe, nga i gjithë transporti në vend, saktësisht transporti rrugor është shkaku kryesor i emetimit të gazrave serë në atmosferë. Për shkak se ne jemi një vend kontinental, transporti i anijeve nuk ka fare rol në emetimin e gazrave të dëmshëm, ndërsa trafiku ajror ka emetime shumë më të ulëta se sa transporti rrugor. Për shkak të infrastrukturës hekurudhore të pa zhvilluar, transporti i trenave gjithashtu ka rol jashtëzakonisht të vogël në ndotjen në Maqedoni.

“Meta.mk” tashmë ka shkruar që me kalimin e viteve, dhe kryesisht për shkak të importit të automjeteve të përdorura nga jashtë të cilat më shpesh përdorin naftë si karburant, pjesëmarrja e transportit në emetimet totale të gazeve serë në vend po shënon rritje të pandalshme. Nëse i shikojmë të dhënat në sektorin e Energjetikës, në vitin 1990 transporti kishte pjesëmarrje prej 8.2 përqind në prodhimin e gazrave të dëmshëm të matur në dyoksid karboni, ndërsa në vitin 2016 përqindja e tij u rrit deri në 28.1 përqind.

Për të parandaluar rritjen e ndotjes dhe për të zvogëluar emetimet në të ardhmen, shteti tashmë planifikon të vendosë një taksë mjedisore për produktet e naftës, por edhe të ndalojë importin e automjeteve të përdorura me standardet e emetimit nën EURO 5. Paralelisht, janë paraparë subvencione modeste për instalimin e pajisjeve të gazit në automjetet më të vjetra, më ç’rast me krijimin e fondit shtetëror mjedisor, mbështetje e tillë financiare për qytetarët pritet të rritet ndjeshëm në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button