Remzi Nesimi, Zafir Haxhimanov, Goran Stefanovski dhe Zhviko Mukaetov u dekoruan nga Pendarovski me Medalje për Merita

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një ceremoni solemne në Kabinetin e tij Vodno, i ka dekoruar me Medalje për Merita post mortem Goran Stefanovskin, Zafir Haxhiminov dhe Zhivko Mukaetov me Medalje për Mierta për Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Remzi Nesimi dekorohet post mortem për kontributin e papërsëritshëm dhe të përhershëm në shkencat filologjike në fushën e dialektologjisë dhe promovimit të pasurisë gjuhësore, zhvillimit linguistik dhe albanologjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në botë në përgjithësi, për veprimtari të jashtëzakonshme shkencore dhe formësimin e gjuhës standarde shqipe.

Goran Stefanovski post mortem dekorohet për kontributin e tij në modernizimin e trashëgimisë kulturore letrare, për themelimin, zhvillimin dhe promovimin e vlerave bashkëkohore kulturore dhe artistike në vend dhe jashtë vendit, për zhvillimin e krijimtarisë dramaturgjike maqedonase, për themelimin e formave të reja dramaturgjinë në letërsinë maqedonase, për pasurimin dhe kujdesin e gjuhës maqedonase dhe për vendosjen e modeleve të reja për arsim në fushën pedagogjike.

Zafir Haxhimanov dekorohet post mortem për kontributin e tij në zhvillimin e polizhanrit në fushën e krijimit artistik, për opusin e pasur dhe specifik në sferën e muzikës, komponimit dhe interpretimit vokal, për modelet inovative të promovimit të harmonive tradicionale dhe specifikave në muzikën maqedonase nëpër format popullore dhe moderne.

Zhivko Mukaetov dekorohet për kontinuitetin, inovacionin, vizionin dhe standardet profesionale në menaxhimin modern të industrisë farmaceutike, për kualitetin e dëshmuar të brendeve të cilat janë ndërtuar, mirëmbajtur dhe modernizuar ndër gjenerata, për investimin në teknologji dhe në edukimin dhe ekspertizimin e kuadrove të cilët krijojnë brende, por edhe për kulturën e tij filantrope dhe përgjegjësisë së gjerë shoqërore.

Në fjalimin e tij, presidenti Pendarovski theksoi se katër bartësit e medaljes kanë trajektore të ndryshme gjeneratash, krijuese dhe profesionale, por megjithatë bashkohen në një rrugë të përbashkët jetësore e cila dërgon drejt krijimit të vlerave të reja në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button