Kompanitë nga një gushti kërkojnë shtrenjtimin e ngrohjes në Shkup

Të tre kompanitë për ngrohje qendrore në Shkup kërkojnë rritje të çmimit. Në kërkesat e paraqitura në Komisionin Rregullator kërkojnë që rritja e çmimit të fillojë më 1 gusht. Rritjen më të madhe të çmimit të ngrohjes e kërkon ESM Energjetika, 64,79 për qind. Shkup Veri kërkon 15.54 përqind fatura më të shtrenjta, ndërsa BEG kërkon rritjen më të vogël prej 1.82%, transmeton Portalb.mk.

Nga Komisioni Rregullator thonë se për kërkesën për çmime më të larta të ngrohjes do të vendosin më 29 korrik.

Aktualisht, çmimi i gazit natyror në bursat botërore po rritet ndjeshëm me më shumë se 50% krahasuar me çmimin e gazit vitin e kaluar kur u mor vendimi për çmimin e ngrohjes. Praktikisht, çmimi veror i gazit natyror është më i lartë se çmimi i dimrit në vitin 2020.

Në Shkup, rreth 60.000 familje ngrohen me ngrohje qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button