Kinema verore në ambient të hapur me rastin e 95 vjetorit të Kopshtit Zoologjik-Shkup

Me shfaqjen e filmit “Pinokio” në Parkun e Qytetit do të fillojë seria e ngjarjeve me të cilat do të do të shënohet 95 vjetori i themelimit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë muajve të ardhshëm janë planifikuar ngjarje edukative dhe argëtuese në kopsht, ndërsa e para, kinemaja në ambient të hapur do të mbahet të dielën, 25 korrik, duke filluar nga ora 20:30.

“Shfaqja e filmit është konceptuar si piknik, prandaj secili duhet të marrë batanije. Ne do të sigurojmë ujë, lëngje dhe kifle për vizitorët”, njoftuan organizatorët.

Filmi “Pinokio”, i cili u nominua në dy kategori për Oskar, është i zhanrit familjar/fantazi. Hyrja do të jetë falas për të gjithë vizitorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button