fbpx

UNESKO e anuloi vendimin për vendosjen e Ohrit në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara

Komiteti për trashëgimi botërore UNESKO sot e ka anuluar votimin për atë nëse Rajoni i Ohrit duhet që të vendoset në Listën e trashëgimive botërore në rrezik, pasi që për këtë vendim nuk ka pasur konsensus mes delegacioneve që kanë marrë pjesë në seancën e 44 të Komitetit në Fuzhou, Kinë. Delegacioni i Bosnje dhe Hercegovinës ka dorëzuar amendamente ndaj propozim-vendimit, sipas të cilave kërkohet që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u jepen edhe 2 vite që të veprojnë ndaj rekomandimeve të UNESKOS, dhe pastaj të vendoset nëse Rajoni i Ohrit do të vendoset në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Ndaj kësaj ka reaguar Norvegjia, ndërkaq pastaj votimi është ndaluar, njofton Portalb.mk.

Udhëheqësi i Komitetit të UNESKO-s, vendosi që Komisioni për trashëgimi botërore, bashkë me përfaqësuesit e Norvegjisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bahreinit dhe Rusisë në mbledhje të veçantë t’i tejkalojnë papajtueshmëritë për amendamentet, por nuk ka afat se kur do të duhet që të vendoset për Rajonin e Ohrit.

Dje, 34 organizata dhe shoqata qytetare nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i dërguan letër Komitetit të Trashëgimisë Botërore përmes së cilës kërkuan që UNESCO të përfshijë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Epilogu i debatit të sotëm është i sigurt, me shumë gjasë Ohri dhe liqeni do të vendosen në listën e vlerave botërore në rrezik. Kjo nuk do të thotë fshirja e tyre nga Lista e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por më tepër zgjidhje e pritshme e asaj që është theksuar prej vitesh nga ekspertët dhe publiku kritik si sjellje e papërshtatshme ndaj një brendi të njohur botërisht. Disa ekspertë janë ende të mendimit se kjo mund të jetë mënyra e duhur që do të hapë më shumë mundësi për shtetin, institucionet dhe qytetin për të marrë ndihmë, përvojë dhe mekanizma nga Organizata Botërore në aktivitetet e ardhshme për të kapërcyer problemet që çuan në gjendja aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button