fbpx

Gjykata ka refuzuar ta kthejë Rashkovskin në Shutkë, pasi Prokuroria sërish ka kërkuar paraburgim

Tre gjykatës, emrat e të cilëve nuk i zbulon Gjykata Penale Themelore Shkup, dje kanë refuzuar ta kthejnë në paraburgim në  Shutkë ish-sekretarin e përgjithshëm në Qeveri, Dragi Rashkovski, publikoi sdk.mk, njofton Portalb.

Fillimisht, kërkesën e ka refuzuar gjykatës i procedurës paraprake, ndërsa pastaj edhe tre gjykatës në Këshillin Penal nga Gjakata deri tek i cili Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar ankesë.

Nuk janë bërë të ditura arsyet se pse Prokuroria ka kërkuar që Rashkovski të kthehet në paraburgim.

Ai është i dyshuar se si sekretar i përgjithshëm për rreth 81.000 euro ka blerë softuer për gjobitje të kundërvajtjeve në komunikacion të cilin askush nuk ia ka kërkuar e as, madje, dikush e përdorë. Bëhet fjalë për softuer i cili shumë i ngjan patentës të cilin Rashkovski si inovues e ka regjistruar në Entin shtetëror për pronësi industriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button