Boki 13 është dërguar në Burgun e Idrizovës

Bojan Jovanovski (Boki 13) sot pasdite është dërguar në burgun e Idrizovës ku duhet që ta mbajë dënimin prej nëntë vjetëve në rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.
Jovanovski ishte në paraburgim shtëpiak, a dërgimi në burg ka ardhur pasi që Gjykata e Apelit dje e konfirmoi në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë për këtë lëndë, të cilën e ka shqiptuar Gjykata Penale e Shkupit.
Urdhrin që Jovanovski të transferohet në Idrizovë e ka dhënë gjykatësi për zbatimin e sanksioneve nga Penalja, pasi që në Gjykatë ka arritur vendimi i Apelit me të cilën konfirmohen dënimet.
Nga ana tjetër, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, duhet që ta mbajë dënimin me burg prej shtatë vjetëve. Ajo për momentin ndodhet në paraburgim shtëpiak në Gjevgjeli, a urdhrin për dërgimin në burg do t’ia japë gjykatësi për zbatim të sanksioneve nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, i cili e ka kompetencën duke e pasur parasysh se atje është vendi i saj i jetesës.
Boki 13 u akuzua se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro. Kiçeec në seancën e parë në dhjetor 2019 ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.
- LEXO: Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”, dëshmitari Lloga tha se Bokit-13, i kanë dhënë 350.000 euro në dorë
- LEXO: Gjykimi për rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, dëshmitarja Kuhar e akuzon Boki-13 për mashtrim të 250 mijë eurove
- LEXO: Prokuroria me 133 prova kundër Jovanovskit në lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”
- LEXO: U publikuan bisedat e Boki 13 me Zaevin në seancën ku u përjashtua Boki 13, seanca e radhës më 10 dhjetor për rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: RMV, Boki 13-të kërkoi ndryshimin e gjykatëses në rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: Boki 13 është liruar nga paraburgimi, ju shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak
- LEXO: Remenski me regjistrime video do ta kontestojë bastisjen në shtëpinë e saj për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”
- LEXO: Ruskoska për “Reket 2”: Paratë kanë përfunduar te shtëpia e prindërve të Boki 13 “Reket 2”
- LEXO: Është shtyrë seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, Remenski dhe Boki 13 nuk e duan Ruskovskën
- LEXO: Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq … ulen në bankën e të akuzuarve
- LEXO: Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua
- LEXO: Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’
- LEXO: Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”
- LEXO: Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet
- LEXO: Boki 13 dorëzoi kallëzime penale për 30-të qytetarë